
Një telefonatë në numrin 129 ka alarmuar policinë e Vlorës mbrëmjen e djeshme ku një qytetar ka denoncuar në polici se në automjetin e tij tip Mitsubishi i ishte vendosur lëndë plasëse.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu të cilat kanë rrethuar perimetrin e sigurisë. Pasi kanë verifikuar për shumë minuta automjetin është parë që makina nuk ka patur lëndë plasëse.
Megjithatë mjeti është marrë në drejtorinë e policisë së Vlorës për t’ju nënshtruar një ekspertize më të hollësishme.
Në komisariat personi që posedonte mjetin ka dhënë dëshminë e tij. Ai ka thënë se pesë vite më parë ka patur konflikt me disa italianë dhe ka dyshuar se ditën e djeshme ata e kanë ndjekur dhe mund t’i kishin vendosur tritol poshtë makinës. Dëshmia e tij gjithashtu po verifikohet.Versus.al

