Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar një aksion të befasishëm paraditen e sotme në pikën doganore të Kapshticës ku raportohet të jetë kapur 6 kg heroinë.
Dyshohet se në këtë veprimtari kriminale janë të përfshirë edhe punonjës të policisë dhe të strukturave të doganës të cilët mund të kenë lehtësuar hyrjen e drogërave të forta.
Burime raportojnë për disa persona të ndaluar, mes të cilëve edhe zyrtarë për shpërdorim detyre. Detaje të hollësishme do të bëhen me dije në vazhdim. Versus.al







