AKTUALITET /

Vrasja e Ermir Dedjas, njeriu i Avdylajve! Arrest me burg për dy bashkëpunëtorët, sollën makinën e autorëve

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e arrestit me burg për Klodian Berishën dhe Erion Ndonin, të dy të dyshuar për ndihmë në vrasjen mafioze të Ermir Dedjas, i njohur si pjesë e grupit të Avdylajve.

Shkruar nga Versus

Vrasja e Ermir Dedjas, njeriu i Avdylajve!  Arrest me burg për dy

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e arrestit me burg për Klodian Berishën dhe Erion Ndonin, të dy të dyshuar për ndihmë në vrasjen mafioze të Ermir Dedjas, i njohur si pjesë e grupit të Avdylajve. Dy të ndaluarit akuzohen se kanë sjellë në mënyrë kontrabandë automjetin që u përdor nga autorët e atentatit, duke qenë pjesë e zinxhirit logjistik të krimit.

Dedja u ekzekutua disa ditë më parë në një atentat të mirëorganizuar në zonën e Durrësit. Ai konsiderohej si një nga njerëzit më të afërt të fisit kriminal të Avdylajve, të përfshirë në një sërë veprimtarish kryesisht në fushën e narkotikëve.

Sipas hetimeve paraprake, Berisha dhe Ndoni kanë ndihmuar në sjelljen dhe fshehjen e mjetit që u përdor nga atentatorët për t’u larguar nga vendngjarja, ndërsa dyshohet se të njëjtit persona po përgatisnin një tjetër automjet, i cili do të përdorej në një ngjarje tjetër kriminale.

Tre persona të tjerë të përfshirë në atentatin ndaj Dedjas janë shpallur në kërkim, ndërkohë që grupi hetimor ka në dorë pamje të kamerave të sigurisë, gjurmë ADN-je dhe komunikime të përgjuara, që pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Prokuroria e Durrësit vijon hetimet nën akuzat e vrasjes me paramendim, pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal dhe trafikimit të mjeteve me qëllim përdorimin në veprimtari kriminale. Versus.al

Vrasja e Ermir Dedjas, njeriu i Avdylajve!  Arrest me burg për dy
Makina që përdorën autorët, u gjend e djegur pas atentatit mafioz

 

 

 

 

Poll