AKTUALITET /

Apeli bojkoton gjyqet për gjithë javën, nesër homazhet për gjyqtarin e vrarë

Proceset e vetme që do zhvillohen në gjykatë përgjatë javës janë ato të masave të sigurisë.

Shkruar nga Versus

Apeli bojkoton gjyqet për gjithë javën, nesër homazhet

Të gjitha gjyqet në gjykatën e Apelit përgjatë javës do të pezullohen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dje ku u ekzekutua brenda sallës së gjyqit, gjyqtari Astrit Kalaja.

Ditën e nesërme në ambientet e Pallatit të Kongreseve do të mbahen homazhe në nderim të Kalasë. Ceremonia do të nisë në orën 09:00 dhe pritet të zgjasë deri në orën 11:00.

I ndjeri do të përcillet në banesën e fundit më datë 8 tetor në vendin e lindjes në Shkodër. Versus.al

Poll