AKTUALITET /

Apeli i shërbimit të kërkim shpëtimit: Kujdes, zgjidhni mirë vendet që do të vizitoni

Shkruar nga Versus

Apeli i shërbimit të kërkim shpëtimit: Kujdes, zgjidhni

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, ka dalë me një apel për qytetarët, duke u kërkuar që të kenë kujdes se në cilat vende do të vizitoni këto ditë.

Këtë kërkesë ata e kanë bërë me qëllim që qytetarët të kenë kujdes, për ta evituar ekspozimin e tepërt në diell.

Ky apel i ShKShMK-së, vjen pas mbizotërimit të temperaturave të larta.

“Të dashur bjeshkatarë, dhe vizitorë të maleve. Ditëve të fundit dhe në vazhdim mbi vendin tonë mbizotëron një gjendje jo normale e temperaturave të larta. Ju lutem zgjidhni me kujdes aktivitetet e juaja bjeshkatare duke evituar ekspozimin në diell”, thuhet në apelin e Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës.

Ky shërbim i ka ftuar qytetarët që të marrin lëngje të mjaftueshme për ta hidratuar trupin para, gjatë dhe pas aktiviteteve në bjeshkë, duke e shoqëruar me minerale të nevojshme.

“Planifikoni shtigjet ku mund të furnizoheni me ujë si dhe keni veshmbathje të duhura në përshtatje me temperaturat: të lehta, me veti ajrosje dhe nuanca të ndritshme. Mbuloni kokën dhe qafën me kapela dhe shami mbrojtëse kundër diellit si dhe përdorni krem kundër djegies nga dielli. Bëni pushime të shpeshta gjatë ecjes dhe zgjidhni vende nën hije. Planifikoni itinerarin e ecjes duke u bazuar në elementet e menaxhimit të rrezikut, qasja në rrjetin GSM telefonik apo SOS satelitor”, thuhet në apelin e ShKShMK-së.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: