Tre punonjësit e burgut të Shënkollit të cilët u arrestuan pas arratisjes së 49-vjeçarit Daut Laze, janë liruan nga qelia.
Gjin Ndoka, Mark Nikolli dhe Zhaneta Mella, u njohën me masën e sigurisë në gjykatën e Lezhës.
Tre punonjësit kanë deklaruar në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, se kanë qenë në detyrë, por nuk e kanë konstatuar 49-vjeçarin duke u arratisur nga burgu.
Pasi dëgjoi palet gjyqtari pranoi kërkesën e prokurorirt Françesk Ganaj, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e tre punonjësve të burgut dhe vendosi ndaj tyre masat e sigurisë "arrest shtëpie" për Gjin Ndoken dhe Mark Nikollin ndërsa për operatoren e kamereve Zhaneta Mella u vendos masa e sigurisë "Detyrim Paraqitje".
Ndaj tyre është ngritur akuza e shpërdorimit të detyres dhe hetimet për këtë çështje po vijojnë nga prokuroria e Lezhës.
Duat Laze i dënuar për dhunë fizike në familje u arratis nga burgu mbrëmjen e 3 shkurtit nga burgu i Shënkollit Lezhë.
49-vjeçari me probleme të shëndetit mendor teksa kishte dal në ajrim, ka marrë një llamarinë të cilën e ka mbështetur te muri mbi 4 metra i lartë në anën jugore të burgut, duke e kapërcyer dhe larguar.
Daut Laze ishte dënuar me mjekim të detyruar, ndërsa në planin e arratisë e realizoi nga dhoma e mjekimeve në institucionin e shndërruar prej më shumë se 2 vitesh, në strehën e përkohshme të të burgosurve me probleme të shëndetit mendor, ku aktualisht janë 470 persona, me një staf prej 180 punonjësish./Versus.al







