AKTUALITET /

Arrestohet shoferi i bashkisë / Doli nga rruga i dehur, e bëri lagjen "sallatë"

Punonjësi 55-vjeçar i Bashkisë Gjirokastër në pranga pas aksidentit në Varosh ku u demtuan 4 mjete dhe tre persona mbeten të lënduar, mbi te rëndojnë dy akuza penale

Shkruar nga Versus

Arrestohet shoferi i bashkisë / Doli nga rruga i dehur, e bëri lagjen

Një punonjës i bashkisë Gjirokastër ka përfunduar në pranga pasi shkaktoi dje një aksident zinxhir, duke përplasur katër automjete dhe plagosur tre persona.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 55 vjeç, banues në Gjirokastër dhe me detyrë në Sektorin e Mirëmbajtjes pranë Drejtorisë së Shërbimeve Komunitare. Ngjarja ndodhi në lagjen Varosh, ku ai, duke drejtuar një kamion në pronësi të bashkisë dhe nën efektin e alkoolit, humbi kontrollin dhe u përplas me katër mjete të tjera.

Për pasojë, tre persona mbetën të dëmtuar lehtë, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Ajo që e rëndon edhe më shumë situatën është fakti se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur, duke kthyer një mjet publik në burim rreziku për qytetarët.

Ndaj 55-vjeçarit rëndojnë akuzat për “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

 

Poll