AKTUALITET /

Asgjësohen mbi 2900 bimë kanabis në Shkodër, kultivuesit sërish "mister"

Katër persona janë proceduar në gjendje të lirë për shpërdorim detyre.

Shkruar nga Versus

Asgjësohen mbi 2900 bimë kanabis në Shkodër, kultivuesit

Shkodër- Në kryeqendrën e veriut, policia vijon aksionet për gjetjen dhe asgjësimin e parcelave të mbjella me kanabis. Këtë herë, në territorin e disa njësive administrative janë gjetur dhe asgjësuar në total 2936 bimë kanabis.

Policia nisi hetimet në gjendje të lirë për 4 persona, konkretisht:

-inxhinierin e pyjeve, shtetasin A. M., për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi;

-rojën e zonave të mbrojtura, shtetasin L. A., për shpërdorim detyre;

-kryeplakun e fshatit Lotaj, shtetasin L. M., për shpërdorim detyre;

-kryeplakun e fshatit Abat, shtetasin M. M., për shpërdorim detyre.

Jo më larg se tre ditë më parë, u gjetën dhe asgjësuan mbi 3 mijë bimë kanabis në Shkodër dhe policia ende nuk ka identifikuar se cilët kanë qenë kultivuesit. Edhe këtë herë, ende nuk dihet se kush kanë qenë personat që e kanë kultivuar bimën narkotike. Versus.al

 
Poll