
Lezhë- Dy persona kanë marrë pjesë në ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në qendër të qytetit ku pati një shpërthim me tritol në zyrën noteriale të Fran Gjonit.
Autorët kishin vendosur maska silikoni që i bënin të dukeshin si të moshuar dhe lëndën plasëse e kanë hedhur teksa qarkullonin me një makinë e cila ishte aksidentuar kohë më parë.
Gjithashtu targat e makinës rezultojnë të vjedhura.
Pas ngjarjes, Fran Gjoni deklaroi se nuk kishte konflikte me askënd dhe për rrjedhojë nuk kishte ide kush mund ta kishte vendosur lëndën plasëse që shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale në zyrë.
Gjoni njihet edhe si vëllai i ish gjyqtarit Gjin Gjoni i cili pasi u tërhoq nga drejtësia para nisjes së vettingut, aktualisht mban postin e kreut të PD-së në Lezhë. Versus.al







