AKTUALITET /

Autori dhe viktima e kishin lënë të pinin kafe, zbardhen detaje të reja nga vrasja e 81 vjeçarit në Shëngjin të Vogël

Burime bëjnë me dije se autori dhe viktima e kishin lënë që një ditë para ngjarjes, që të shkonin bashkë për të pirë kafe në një lokal, i cili është rreth 30 minuta larg nga fshati në këmbë.

Shkruar nga Versus
Autori dhe viktima e kishin lënë të pinin kafe, zbardhen detaje
Autori Isuf Hasa dhe viktima Xhemal Meta

Të tjera detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e regjistruat dy ditë më parë në fshatin Shëngjin të Vogël, pjesë e njësisë administrative Zall-Bastar në Tiranë, ku 64-vjeçari Isuf Hasa dyshohet se vrau me çekiç 81-vjeçarin Xhemal Meta.

Burime bëjnë me dije se autori dhe viktima e kishin lënë që një ditë para ngjarjes, që të shkonin bashkë për të pirë kafe në një lokal, i cili është rreth 30 minuta larg nga fshati në këmbë.

Isuf Hasa dhe Xhemal Meta e kishin lënë që të niseshin në orën 09:00 drejt kafenesë, por në momentin kur janë takuar në oborrin e banesës së viktimës, 64-vjeçari e ka goditur të moshuarin me çekiç pas koke, duke e lënë të vdekur në vend.

Më pas, ai i ka marë portofolin me para 81-vjeçarit dhe është larguar i vetëm drejt kafenesë, ku e kishte lënë që të pinte kafen me viktimën.

Xhemal Meta kishte planifikuar që pasi të pinte kafen me Isuf Hasën të nisej drejt Tiranës, ku jetonin familjarët e tij, përfshirë edhe bashkëshorten.

Ai kishte komunikuar me shoferin e furgonit që do ta sillte në kryeqytet. Shoferi e ka telefonuar disa herë 81-vjeçarin dhe pasi ai nuk ka hapur telefonin, ai ka lajmëruar familjarët.

Më pas, familjarët e viktimës kanë lajmëruar një të afërmin e tyre që ishte në fshat dhe e kishin komshi dhe kur ka shkuar pranë banesës ka gjetur 81-vjeçarin pa shenja jete në oborr dhe më pas ka lajmëruar familjarët dhe ata më pas Policinë.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: