AKTUALITET /

Balla paditi Berishën për shpifje, por nuk shkoi në gjyq, shtyhet seanca në GJKKO! Socialisti: Kam mbledhje

Ka qenë vetë Balla që ka kërkuar shtyrje të seancës me arsyetimin se duhej të ishte në një mbledhje.

Shkruar nga Versus

Balla paditi Berishën për shpifje, por nuk shkoi në gjyq, shtyhet

Sot në Gjykatën e Posaçme u shty seanca e parë gjyqësore për padinë për shpifje të Taulant Ballës ndaj kryedemokratit Sali Berisha. Shkak është bërë mungesa e kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i cili kishte kërkuar shtyrjen e seancës për shkak se nuk do të mund të ishte i pranishëm duke qenë se kishte mbledhje të grupit parlamentar.

Nga ana tjetër, Berisha ishte përfaqësuar me prokurë të posaçme nga avokati i tij mbrojtës, Genc Gjokutaj. Gjykatësi Besmir Stroka caktoi datën 22 maj, ora 10:00, për zhvillimin e seancës së radhës.

Padia e Ballës lidhet me deklaratat e Berishës në rrjetet sociale ku pretendonte se sipas informacioneve nga ‘’qytetari dixhital’’, Balla kishte ndikuar për lirimin nga qelia të Marjo Çelës, vëllait të Suel Çelës, i akuzuar si kreu i një organizate kriminale në Elbasan. Sipas publikimit të Berishës, Balla kishte ndërhyrë që Marjo Çela të dërgohej në një dhomë urgjence në spitalin e Elbasanit. Versus.al

Poll