
Gjykata e Shkodrës ka vendosur lirimin me kusht të banorëve të arrestuar për protestat në Rrjoll ku u përplasën edhe me policinë në përpjekje për të ndaluar punimet për resortin e biznesmenit Bashkim Ulaj.
Në vendimin e gjykatës, banorëve u ndalohet që të afrohen pranë perimetrit të kantierit të punimeve. Ata e kanë cilësuar absurde këtë masë duke argumentuar se aty kanë shtëpitë dhe tokat e tyre.
Në protestën e fundit, pati përplasje të ashpra mes banorëve dhe punonjësve të “Breçani Security” pasi këta të fundit kishin goditur me grushte disa prej tyre më herët. Versus.al


