
Fier- Policia ka arrestuar sot edhe dy persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë në ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Kurjan të Roskovecit ku Altin Kukaj vrau Vladimir dhe Gramoz Kukës.
Në pranga kanë rënë dy djemtë e autorit, konkretisht E.Kukaj 21 vjeç dhe E.Kukaj 18 vjeç të cilët dyshohet se kanë basahkëpunuar në vrasjen me kallashnikov dhe dy viktimave të cilët ishin vëllezër me njëri-tjetrin.
“Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri automatik, shtetasit Lavdimir Kurtaj, 46 vjeç, dhe Gramoz Kurtaj, 52 vjeç, për motive të dobëta”, njoftoi policia sot.
Për ngjarjen u procedua në gjendje të lirë edhe një 67 vjeçar nën akuzën e përkrahjes së autorit të krimit, por për shkak të moshës nuk u mbajt nën arrest me burg.
Krimi i rëndë i ndodhur pasditen e djeshme dyshohet se kishte si shkak një konflikt që viktimat kishin pasur me djemtë e autorit të dyshuar. Ky i fundit pasi kreu vrasjen, lajmëroi gruan e tij dhe më pas u vetëdorëzua në polici.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, 4 krehra, municion luftarak, 5 automjete dhe 1 motoçikletë. Hetimet mbeten aktive dhe i vijon prokuroria vendore. Po hetohet nëse krimi ka motive të tjera. Versus.al








