AKTUALITET /

Krimi i dyfishtë në Roskovec, flet kreu i policisë Fier: Konflikt mes djalit të autorit dhe 2 viktimave

Dretjori i policisë së Fierit deklaroi se motivi i ngjarjes së rëndë është bërë një grindje mes viktimave dhe djalit të autor.

Shkruar nga B.SH

Krimi i dyfishtë në Roskovec, flet kreu i policisë Fier: Konflikt

Drejtori i policisë së Fierit, Shpëtim Hasanaliaj, në një deklaratë për media ka dhënë detaje për vrasjen e dyfishtë në fshatin Kurjan të Rroskovecit mesditën e sotme. 

Sipas drejtorit të policisë dyshohet se Altin Kuka ka vrarë me armë zjarri automatik, xhaxha e nip të cilët kanë ndërruar jetë menjeherë në vendngjarje.

Ai shtoi se motivi për ngjarjen e rëndë është bërë një grindje mes viktimave dhe djalit të autor

Hasanaliaj: Rreth orës 14:00 në fshatin Kurjan të bashkisë Roskovec ka ndodhur ngjarje e rëndë kriminale, ku shtetasi Altin Kuka, banues në Fier dyshohet si autor i ngjarjes kriminale duke vrarë me armë zjarri automatik, dy shtetas xhaxha dhe nip, të cilët kanë ndërruar menjëherë jetë në vendngjarje. Pas kryerjes së këtij akti kriminal, shtetasi Altin Kuka është vetëdorëzuar në polici së bashku me armën e krimit. Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Fier po punon për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Për momentin dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, për shkak të një grindje që ka pasur djali i tij me 2 viktimat' deklaroi shefi i policisë Shpëtim Hasanaliaj./Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: