AKTUALITET /

Bashkëshortja e aktorit Naum Shundit ndan lajmin e keq: Shëndeti i tim shoqi ka marrë një kthesë aspak optimale

Ajo ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që i kanë ofruar ndihmë në këtë moment të vështirë për familjen e saj, por njëkohësisht ka dhënë lajmin e trishtë: gjendja e shëndetësisë së bashkëshortit të saj ka pësuar një përkeqësim të dukshëm.

Shkruar nga Versus
Bashkëshortja e aktorit Naum Shundit ndan lajmin e keq: Shëndeti i tim
Naum Shundi

Bashkëshortja e aktorit të njohur Naum Shundi ka dalë me një reagim lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa ai po merr trajtim në QSUT.

Ajo ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që i kanë ofruar ndihmë në këtë moment të vështirë për familjen e saj, por njëkohësisht ka dhënë lajmin e trishtë: gjendja e shëndetësisë së bashkëshortit të saj ka pësuar një përkeqësim të dukshëm.

Postimi i bashkëshortes të aktorit të njohur Naum Shundi:

Në ditë të keqe, u shfaqën njerëz të mrekullueshëm, që na ndihmuan në këtë situatë të vështirë për shëndetin e aktorit regjisorit dramaturgut Naun Shundit. Ç’do emër që ka kontrubuar në llogaritë tona të hapura, që kjo ëndërr e keqe, të mbetej vetëm një ëndërr, ka jo vetëm mirënjohjen, por mbi të gjitha, na ka falur lehtësi dhe kurajo për betejen me jetën.

Miq, dashamirëa, koleg, artëdashës. Mos kontribuoni më në këto faqe. Tashmë, fatkeqësisht, shëndeti i Shundit ka marrë një kthesë aspak optimale.

Mirënjohje dhe shëndet në familjet tuaja/Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Teatri Zonja e Bujtines (@teatri_zonjaebujtines)

 

Poll