AKTUALITET /

Bashkia e Durrësit paralajmëron qytetarët: Shmangni lëvizjet e panevojshme

Shkruar nga Versus

Bashkia e Durrësit paralajmëron qytetarët: Shmangni lëvizjet

Bashkia Durrës, ka njoftuar qytetarët të jenë të kujdesshëm, për shkak se në orët në vijim kushtet e motit pritet të përkeqësohen. Qyteti bregdetar, do të përballet me erëra të forta, duke filluar nga pasditja e sotme deri ne orët e para të ditës së nesërme.

Autoritetet vendore u kërkojnë qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal, duke ndjekur vazhdimisht njoftimet zyrtare për sigurinë e tyre dhe të familjarëve.

Njoftimi plotë:

Sipas parashikimeve meteorologjike, qyteti ynë pritet të përballet me erëra të forta.

Duke filluar nga ora 16:00 e ditës së sotme, era nga drejtimi jugor do të intensifikohet, duke arritur shpejtësi deri në 25 m/sek, situatë që do të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal. Ju lutemi ndiqni njoftimet zyrtare për sigurinë tuaj dhe të familjarëve.

Strukturat tona do të jenë në gatishmëri të plotë për çdo problematikë që mund të paraqitet./Versus.al

 

Poll