AKTUALITET /

Baste sportive brenda lokalit, arrestohen pronari dhe kamarieri në Divjakë

Policia sekuestroi 7 kompjutera dhe 3 celularë të përdorur për të vendosur baste.

Shkruar nga Versus

Baste sportive brenda lokalit, arrestohen pronari dhe kamarieri në

Fier- Dy persona janë arrestuar në Divjakë pasi policia ka zbuluar se në një lokal orgenizoheshin lojëra fati me baste sportive nëpërmjet celularëve.

Në pranga ranë pronari i lokalit A.Ç 51 vjeç dhe kamarieri E.Ç 34 vjeç i cili gjithashtu punonte pa qenë i siguruar. 

Nga kontrollet në ambientet e lokalit të paregjistruar në organet kompetente, në pronësi të 51-vjeçarit, në të cilin ishte punësuar si kamerier, pa u siguruar, shtetasi E. Ç., u gjetën 7 njesi kompjuterike dhe 3 celularë, që përdoreshin për lojëra fati.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll