AKTUALITET /

“Bëhu Zot i portofolit tënd”, thirrje për bojkotin e supermarketeve më 16 shkurt: Në Shqipëri, çmimet më abuzive

Shkruar nga Versus

“Bëhu Zot i portofolit tënd”, thirrje për bojkotin e

Çmimet e larta të produkteve në supermarkete dhe tregje janë kthyer në një problem të madh për shpenzimet e konsumatorëve shqiptarë, por jo vetëm.

Pas bojkotit të bërë në vende të ndryshme të rajonit të Ballkanit, së fundmi edhe në Shqipëri është shpërndarë thirrja që më 16 shkurt të bojkotohen tregjet dhe supermarketet e vendit.

Në rrjetet sociale, qytetarët shprehin revoltë për abuzimet me çmimet të cilat krahasuar me ato në vendet e Bashkimit Evropian janë tepër të larta.

“Le t’i bashkohemi vendeve të rajonit. Çmimet në Shqipëri janë ndër më abuzivet ne Bashkimin Evropian dhe kur në mënyrë të justifikueshme rriten, ato nuk shkojnë kurrë në nivelin e mëparshëm. Në një ditë të vetme, le t’u tregojmë rrjeteve të supërmarkete, por edhe tregjeve të hapura, se kanë abuzuar mjaft dhe ka ardhur koha që ne të bëhemi Zot të ekonomisë së familjeve tona.

Refuzo të mos blesh një ditë të vetme.

MË 16 SHKURT 2025, LE TË BOJKOTOJMË TË GJITHË MARKETET DHE TREGJET E HAPURA TË FRUTA-PERIMEVE. Abuzimi ka rritur kulmin!”- thuhet në thirrjen e shpërndarë me posterin për bojkotin e tregjeve e supermarketeve.

“Bëhu Zot i portofolit tënd”, thirrje për bojkotin e

Prej ditësh konsumatorët në vende të ndryshme të Ballkanit kanë nisur fushatë bojkotimesh në supermarkete e tregje për shkak të çmimeve të shtrenjta të produkteve.  Në Kroaci blerjet ranë me 56% brenda një dite si rezultat i bojkotit nga ana e qytetarëve të cilët shprehen se çmimet e produkteve në supermarket janë bërë të papërballueshme. Versus.al

 

Poll