AKTUALITET /

Beran Aliji, 19 vjeçari nga Gostivari po hetohet edhe nga RMV për planin terrorist në koncertin e Taylor Swift

Portali“360stepeni” në Maqedoninë e Veriut shkroi se i dyshuari quhet Beran Aliji, i lindur në Austri, por me origjinë nga Gostivari. Portali iu referua sic tha, “tre burimeve të pavarura, të cilët kanë qasje në dokumente të besueshme”

Shkruar nga Versus

Beran Aliji, 19 vjeçari nga Gostivari po hetohet edhe nga RMV për

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, i tha të enjten Zërit të Amerikës se autoritetet austriake kane kërkuar nga kjo ministri “kontrollin e një personi me origjine nga Maqedonia e Veriut, i cili dyshohet për përfshirje në planifikim të një një sulmi terrorist në Vjenë”.

Autoritetet austriake arrestua të mërkurën një shtetas të Austrisë 19 vjeçar me origjinë nga Maqedonia e Veriut, si të dyshuar për përfshirje në një komplot të dështuar për të sulmuar koncertet e këngëtares Taylor Swift, tashmë të anuluara, që planifikoheshin të mbaheshin në Vjenë

Shkupi sipas përgjigjes dhënë Zërit të Amerikës “po vepron në bazë të kërkesës së parashtruar” nga autoritetet austriake, por nuk dha më shumë hollësi se nga cila pjesë e vendit e kanë origjinën prindërit e të dyshuarit.

Portali“360stepeni” në Maqedoninë e Veriut shkroi se i dyshuari quhet Beran Aliji, i lindur në Austri, por me origjinë nga Gostivari. Portali iu referua sic tha, “tre burimeve të pavarura, të cilët kanë qasje në dokumente të besueshme”

Beran Aliji, 19 vjeçari nga Gostivari po hetohet edhe nga RMV për

Ndërkohë autoritetet austriake thanë se gjetën materiale të grupit të Shtetit Islamik dhe al-Kaidës në shtëpinë e të dyshuarit të dytë për përfshirje në komplot.

Nuk ka të dyshuar të tjerë në kërkim pasi dy të dyshuarit u arrestuan, tha të enjten në Vjenë, ministri i Brendshëm Gerhard Karner.

“Situata ishte serioze, situata është serioze. Por mund të themi se u parandalua një tragjedi”, tha ai.

Autoritetet e sigurisë thanë se i dyshuari i dytë, një shtetas austriak 17-vjeçar me origjinë turke dhe kroate, u arrestua nga forcat e posaçme të policisë pranë stadiumit ku planifikohej mbajtja e koncerteve këtë javë. Të mërkurën është një 19-vjeçar austriak. Emrat e të dyshuarve nuk u publikuan në përputhje me rregullat austriake

Poll