AKTUALITET /

Berat, ra nga kati i tretë i një pallati që po ndërtohej, ndërron jetë punonjësi i firmës së ndërtimit

Ai u transportua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shkruar nga Versus

Berat, ra nga kati i tretë i një pallati që po ndërtohej,

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Beratit. Rreth orës 15:30, në lagjen “Kushtrimi”, një punonjës ndërtimi dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim.

Viktima është identifikuar si Ramadan Hatija, 66 vjeç, banues në Berat, i cili punonte për një firmë ndërtimi në zonë. Ai u transportua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, në lagjen “Kushtrimi”, punonjësi i firmës së ndërtimit, shtetasi R. H., 66 vjeç, banues në Berat. Si pasojë ai ka humbur jetën, në spital.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Poll