Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Igli Allmuça, ka reaguar publikisht përmes rrjeteve sociale lidhur me një situatë shqetësuese që po përjeton në banesën e tij në lagjen "Ali Demi" në Tiranë. Ai denoncon ndërtimin e një pallati ngjitur me shtëpinë e tij, duke theksuar se firma ndërtuese ka bllokuar dy dritare të banesës, përfshirë edhe atë të dhomës së fëmijëve të tij.
Allmuça deklaron se prej tetë muajsh është “ngujuar” në shtëpinë e tij për shkak të kësaj situate dhe shton se së bashku me të atin do të ndjekin çështjen në rrugë ligjore, duke kërkuar drejtësi për shkeljet e pretenduara. Ai ka publikuar edhe pamje që tregojnë nga afër ndikimin e ndërtimit në shtëpinë e tij.
"Dua të pasqyroj këtë situatë që po ndodh ngjitur me shtëpinë time në lagjen "Ali Demi". Në këto foto që kam hedhur, një firmë ndërtimi ka marrë leje 0 metër me shtëpinë time duke më bllokuar dy dritare, dy dritaret e tjera në foto janë të pronarëve të tjerë. Në një nga këto dritare është dhoma e fëmijëve të mi, të cilën e kam pasqyruar edhe me video. Unë nuk e di si është marrë kjo leje dhe jam i habitur ashtu si çdokush që e ka parë dhe besoj çdokush që do e shohë,"-shkruan ndër të tjera Allmuça në postimin e tij në rrjetet sociale.
Pamje nga ndërtimi të publikuara nga Igli Allmuça:
Sipas informacioneve të publikuara në media, në këtë zonë po ndërton kompania "Keam International", e zotëruar me nga 50% të aksioneve nga Sali dhe Astrit Xhebrahimi.
Denoncimi i plotë:
“Dua te pasqyroj kete situate qe po ndodh ngjitur me shtepin time ne lagjen Ali Demi. Ne keto foto qe kam hedhur,nje firme ndertimi ka mar leje kallkan 0 meter me shtepin time duke me bllokuar dy dritare, dy dritaret e tjera ne foto jane te pronareve te tjere.Ne nje nga keto dritare esht dhoma e femijeve te mi, te cilen e kam pasqyruar ne video.
Kjo shtepi esht ndertuar rreth vitit 1920,ku ka jetuar stergjyshi, gjyshi, babai im dhe se fundmi un me familjen time bashk me prinderit. Me themelet, muret, çatin dhe forma e dritareve te pandryshuera,thjesht pas viteve 90 kemi nderruar çatin e vjeter me te ren,dritaret e vjetra me te rejat, suvatimet lyrjet. Unë se di ku janë bazuar njerezit kopetent (inspektor apo drejtora) qe kanë ardhur ne terren per te verifikuar dhe kan dal ne konkluzion qe nuk cenohet prona e tjetrit.
Kjo qe shihni ne foto nuk quhet cenim, por ne menyrë figurative ‘perdhunim’ i prones se tjetrit, sepse eshtë e padrejtë qe te jesh rehat ne shtepinë tende dhe nje ditë te bukur vjen dikush dhe te ven betonin tek dritaret e ta ben ate dhome si burg. Si familje kemi gati 8 muaj me stresin e ksaj gjeje. Bashk me babain tim do bejm te gjitha perpjekjet ligjore per te drejten deri ne fund ne te gjitha institucionet shteterore.
Se fundi kam dicka per këte ndertues apo dhe nqs ka ndonje ortak apo mentor qe e ndihmon dhe i jep fetva(them nqs se vetem emri ktij ndertuesi figuron ne leje). Unë se di si eshtë mar kjo leje dhe jam i habitur ashtu si çdokush qe e ka par dhe besoj çdokush qe do e shofi. Padrejtesin ndaj tjetrit nuk e lan as haxhi e as veper tjeter. Nqs me drejtesin e ZOTIT kjo esht e drejtë, jeni shum te nderuar dhe u lartesofshi. Nqs kjo quhet Padrejtesi,jeni shumë te ulet e Zoti ju turperoft e ju poshteroft publikisht,e ju ardht hakut me bela pas belaje. Do jeni ne Duat e familjes time nga femijet e deri tek prinderit e mi.”/Versus.al







