Live Updates /

Shtyhet nisja e gjykimit për “Partizanin”, Berisha u njoftua vonë! Dorëhiqet gjyqtarja: Jam kushërirë me deputeten e PD

*Seanca e parë për nisjen e gjykimit të dosjes “Partizani” e përcaktuar për t’u mbajtur sot në orën 10:00, u shty për në datën 21 korrik në të njëjtën orë. *Shkak u bë mungesa e Berishës për të cilin avokatët e tij pretenduan se ish-kryeministri nuk e kishte marrë njoftimin brenda afateve ligjore. Të pranishëm në seancën e sotme ishin vetëm dy nga 5 të pandehurit, konkretisht Jamarbër Malltezi (dhëndri i Berishës) dhe Xhimi Begeja. *Edhe SPAK që përfaqësohej nga prokurori Arben Kraja ishte i të njëjtit mendim për shtyrjen e seancës dhe njoftimin e Berishës sipas parashikimit të ligjit. *Më herët, gjyqtarja kryesuese e dosjes Elsa Ulliri, i paraqiti dorëheqjen kreut të GJKKO Erion Banit me arsyetimin se ajo është kushërirë me deputeten aktuale demokrate Andia Ullirin. *Në GJKKO u paraqit për gjyqin Jamarbër Malltezi i cili tha se Berisha nuk kishte asnjë firmë në këtë proces, ndërsa Rama kishte firma në disa procese të ndryshme. Sipas Malltezit, SPAK nuk guxon ta thërrasë kreun e qeverisë as si dëshmitar.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Seanca e parë për nisjen e gjykimit të dosjes “Partizani” e përcaktuar për t’u mbajtur sot në orën 10:00, u shty për në datën 21 korrik në të njëjtën orë. *Shkak u bë mungesa e Berishës për të cilin avokatët e tij pretenduan se ish-kryeministri nuk e kishte marrë njoftimin brenda afateve ligjore. Të pranishëm në seancën e sotme ishin vetëm dy nga 5 të pandehurit, konkretisht Jamarbër Malltezi (dhëndri i Berishës) dhe Xhimi Begeja. *Edhe SPAK që përfaqësohej nga prokurori Arben Kraja ishte i të njëjtit mendim për shtyrjen e seancës dhe njoftimin e Berishës sipas parashikimit të ligjit. *Më herët, gjyqtarja kryesuese e dosjes Elsa Ulliri, i paraqiti dorëheqjen kreut të GJKKO Erion Banit me arsyetimin se ajo është kushërirë me deputeten aktuale demokrate Andia Ullirin. *Në GJKKO u paraqit për gjyqin Jamarbër Malltezi i cili tha se Berisha nuk kishte asnjë firmë në këtë proces, ndërsa Rama kishte firma në disa procese të ndryshme. Sipas Malltezit, SPAK nuk guxon ta thërrasë kreun e qeverisë as si dëshmitar.

5 Postime
4 ORE ME PARE

Nuk shkoi në seancë, Berisha reagon pas shtyrjes së gjyqit për "Partizanin": Piramidë mashtrimi, po përdoret nga Rama

Shtyhet nisja e gjykimit për “Partizanin”, Berisha u njoftua

Kryedemokrati Sali Berihsa ka reaguar pasi seanca e parë e gjykimit për dosjen “Partizani” u shty për shkak se nuk ishin respektuar afatet ligjore për njoftimin e ish-kryeministrit.

Në reagimin e gjatë të bërë, Berisha e cilëson procesin gjyqësor një “piramidë mashtrimi”. Sipas tij, SPAK-u po e heton me urdhër të Ramës duke u future deri tek hetimet për mbesat e tij.

Reagimi i plotë i Berishës:

Kapja dhe përdorimi i drejtësisë si armë politike është tipar kryesor i rregjimeve autokratike të korruptuara.

Sot fillon procesi gjyqsor politik në GJKKO për dosjen “Partizani”, fund e krye një piramidë mashtrimi.

Fill pas urdhërit publik të Edi Ramës në Kongresin e PS në Prill 2022 drejtuar SPAK për të proceduar penalisht Sali Berishën, prokurorët e nënshtruar dërguan 16 kërkesa brenda muajit duke nisur hetim 30 vjeçar shtrirë në 3 breza ndaj Sali Berishës deri tek mbesat e palindura të tij.

Prokurorët politikë u bazuan në kallzimin e rremë të ish-kryetarit të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla kryer në 2020, sipas të cilit kryeministri Sali Berisha i ka kthyer dhëndrit të tij tokë të shpronësuar nga autoritetet italiane gjatë Luftës së Dytë Botërore, pra kinse tokë publike nga territori i klubit “Partizani”. Ndërkohë Fletoret Zyrtare të atyre viteve provonin se toka në fjalë kishte mbetur gjithnjë tokë private dhe se nuk ishte shpronësuar kurrë. Megjithatë, pasi ata hetuan deri në arkivat e para 100 viteve duke injoruar Fletoret Zyrtare që janë online, pasi hetuan veprimtarinë 20 vjeçare të PD nga 2005 deri tek kandidatja e PD për kryetare të Bashkisë së Korçës në 2023 nese kishte marrë sponsorizim për kapelet e fushatës, pasi mbajtën në arrest politik të kundraligjshëm kryetarin e Partisë Demokratike të Shqiperise për 333 ditë, rezulton se:

1. Për akuzën e tyre per dosjen “Partizani” nuk ka asnjë fakt penal. Jamarbër Malltezit nuk iu është dhënë asnjë m2 tokë publike.

2. Toka ishte gjithnjë e 5 familjeve private të Tiranës – një prej të cilave familja e gjyshërve të Jamarbër Malltezit – dhe se Taulant Balla kreu kallzim të rremë.

3. Nuk ka asnjë qindarkë dëm ne para publike. Shteti veç ka përfituar nga zbatimi i ligjit.

4. Në këtë proces nuk ka asnjë zyrtar të çfarëdo niveli që dyshohet për asnjë veprim të paligjshëm pasi ata kanë zbatuar strikt ligjet e vendit

5. Nuk ka asnjë provë, asnjë dëshmi, asnjë dokument që të tregojë se Berisha ka bërë ndërhyrjen më të vogël ndaj kujtdo.

6. Ndonëse pretenduan se kishte ndonjë ligj apo VKM nominative, po vetë shërbëtorët e Edi Ramës kanë pohuar tashmë se nuk ka asnjë akt zyrtar, asnjë ligj apo VKM nominative (krejt ndryshe nga Edi Rama që ka nxjerrë Ligjin Fusha, 4 VKM nominative për të grabitur truallin e gjimnazit e ia fali Bolinos, Ligjin klientelist të Portit të Durrësit, VKM për të grabitur bazat detare ushtarake apo VKM për të lumturuar vëllain e vet me 37,000 m2 tokë dhe ndërtesa në tokë private).

7. Asnjë nga privatet që kanë zhvilluar pronën nuk ka pasur asnjë kontratë publike dhe nuk kanë përfituar asnjë cent nga qeverisja e Sali Berishës.

8. I vetmi dëm në financat publike ka ardhur nga shpërdorimi i detyrës nga Edi Rama që solli dëm mbi 340,000 euro në financat e Bashkisë (vertetuar me vendim gjykate të formës së prerë) por SPAK nuk guxon as ta thërrasë si dëshmitarë e jo më ta mbajë përgjegjës Edi Ramën për demin.

Pas 5 vitesh hetimi të vetingut 30 vjeçar, kanë gjetur se Sali Berisha bashkë me të shoqen disponon gjithsej 100,000 euro kursime të 54 vite pune, dhe një apartament 40 m2 më të madh sesa ai që kanë pasur gjatë diktatures. Dhe se ai dhe femijët e tij kanë zbatuar vetëm ligjin.

Prokuroria politike pas këtij vetingu akuzon Sali Berishën për korrupsion pasiv, duke shpallur të tillë solidaritetin familjar dhe aktet e bamirësisë për fëmijët në nevojë. Konkretisht ata kanë shpallur si korrupsion pasiv:

1. Pagesën që e bija, Argita Malltezi Berisha, ka kryer për një javë pushime familjare dhe 2 fatura spitali

2. Bamirësinë e vajzës dhe dhendrit për të përballuar prej 10 vitesh shpenzimet për 3 familje autike qe janë trajtuar në Qendrën Rajonale të Autizmit që është ngritur dhe drejtohet prej 20 vitesh nga Dr. Liri Berisha pa asnjë pagë e asnjë shpërblim.

3. Pagesat e procese gjyqsore në të cilat Argita është palë dhe që janë hua familjare.

4. Donacionin e kompanisë “Homeplan” prej 4,600 eurosh që iu bë Ministrisë së Kulturës për të mbuluar shpenzimet e këngetarëve Ricardo Cocciante dhe Elhaida Dani që erdhën për dekorim nga Presidenti i Republikës.

Prokurorët gënjyen dhe i shpallën si aktivitet elektoral kur ata nuk kanë marrë pjesë në asnjë aktivitet politik të kohës.

Por drejtesia politike nuk do mund të shpëtojë kurrë Edi Ramën nga fundi që e pret atë dhe pushtetin e tij, të ngritur mbi krimin, drogën dhe mjerimin e shqiptarëve. Versus.al

5 ORE ME PARE

"Partizani"/ Gjyqi shtyhet ende pa nisur, shkak mungesa e Berishës! SPAK: Të njoftohet sipas ligjit

Shtyhet nisja e gjykimit për “Partizanin”, Berisha u njoftua

Seanca e parë e nisjes së gjykimit për Berishën dhe 4 të pandehurit e dosjes "Partizani" u shty me arsyetimin e mungesës së njoftimit të Berishës sipas ligjit. 

Xhimi Begeja dhe Jamarbër Malltezi ishin dy të pandehurit nga 5 në total të dosjes “Partizani” të cilët u paraqitën sot në seancën e parë gjyqësore. Ish-kryeministri Sali Berisha dërgoi avokatët e tij, Klodiana Gjyzari dhe Genc Gjokutaj.

Ndërsa SPAK përfaqësohet nga Arben Kraja, teksa kolegia e tij Enkeleda Millonai nuk merr pjesë për arsye shëndetësore. Seanca tashmë ka nisur me trupë gjykuese, Elsa Ullirin (kryetare) dhe Bib Ndreca e Rudina Palloj si anëtarë.

Avokatja e Berishës, Klodiana Gjyzari arsyetoi se njoftimi për Berishën është bërë me vonesë.

“Njoftimi la shkuar ditën e premte për berishën, është firmosur nga malltezi. Koha ka qenë e shkurtër për tu njoftuar sipas shpjegimit që dha Malltezi. Edhe ne nuk kemi patur kontakte gjatë kësaj kohe”- tha ajo.

Ndërsa prokurori i posaçëm Arben Kraja kërkoi shtyrjen e seancës pasi nuk është bërë njoftimi i Berishës sipas ligjit dhe i pandehuri tjetër Fatmir Bektashi nuk u paraqit për arsye shëndetësore. Seanca e radhës do të mbahet më 21 korrik në orën 10:00, e njëjta datë kur Berisha ka paraqitjen në SPAK për masën e sigurisë. Versus.al

 

5 ORE ME PARE

Elsa Ulliri heq dorë nga gjykimi i dosjes “Partizani”, argumenti që paraqiti gjyqtarja

Shtyhet nisja e gjykimit për “Partizanin”, Berisha u njoftua

Gjyqtarja Elsa Ulliri ka paraqitur dorëheqjen nga gjykimi i dosjes “Partizani”.

Dorwheqja është paraqitur tek drejtuesi i GJKKO-së Erion Bani.

Në argumentet e saj thotë se është kushërirë me deputeten demokrate Andia Ulliri.

Elsa Ulliri ishte caktuar gjyqtare relatore ndërsa anëtarë janë Bib Ndreca dhe Rudina Palloj.

Në orën 9:30 është seanca për shqyrtimin e kërkesës së Malltezit për ndryshim mase dhe në orën 10 seanca në themel ku pritet të mësohet edhe vendimmarrja mbi kërkesën e gjyqtares.Versus.al

6 ORE ME PARE

Sot gjyqi për "Partizanin", Malltezi: Berisha s'ka asnjë firmë, Rama 8! SPAK nuk guxon ta thërrasë

Shtyhet nisja e gjykimit për “Partizanin”, Berisha u njoftua
Jamarbër Malltezi

Jamarbër Malltezi dhëndri i Sali Berishës i cili është marrë i pandehur për aferën ‘Partizani’ u paraqit në seancën e sotme gjyqësore që shënon nisjen e gjykimit në themel për dosjen me 5 të pandehur.

Teksa paraqiti para mediave të gjitha pretendimet e tij mbi truallin për të cilin akuzohet se e ka privatizuar në mënyrë të paligjshme në bashkëpunim me ish-kryeministrin Sali Berisha, Malltezi tha se SPAK nuk guxon të thërrasë si dëshmitar kryeministrin Edi Rama i cili asokohe ka qenë kryebashkiak i Tiranës dhe ka 8 firma.

“Ndryshimin e destinacionit e bëri Edi Rama, kjo për SPAK-un sjell heshtje totale. Edi Rama për SPAK-un është bërë si Voldemorti, ai që nuk duhet t’i përmendet emri.  Në seancë duhet të jetë edhe Edi Rama. Por SPAK nuk guxon ta thërrasë as si dëshmitar Edi Ramën, nuk guxon t’i përmendë emrin. Edi Rama ka 8 firma në këtë procedurë, Berisha nuk ka asnjë”- deklaroi Malltezi. Versus.al

 

7 ORE ME PARE

Dosja "Partizani", sot seanca e parë e gjykimit në themel! Berisha e dhëndri i tij Malltezi, mes 5 të pandehurve

Shtyhet nisja e gjykimit për “Partizanin”, Berisha u njoftua
Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi

Mëngjesin e sotëm në orën 10:00 në Gjykatën e Posaçme mbahet seanca e parë për procesin në themel për dosjen “Partizani” ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe tre të tjerë.

Kryesuese e seancës do jetë gjyqtarja Elsa Ulliri ndërsa anëtarë të trupës gjykuese janë Bib Ndreca dhe Rudina Palloi. Të pandehurit nuk kanë kërkuar gjykim të shkurtuar që mund të sjellë një proces të gjatë gjyqësor.

Ende nuk dihet nëse Berisha nën masën “detyrim paraqitje” do të jetë vetë i pranishëm në seancë apo do të dërgojë avokatin e tij Genc Gjokutaj.

Në këtë çështje janë të pandehur ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, ortaku i tij Xhimi Begeja, biznesmeni Fatmir Bektashi dhe financierja Andia Pustina të cilët akuzohen për veprime të paligjshme në lidhje me procesin e privatizimit të ish-kompleksit sportive “Partizani”. Ndaj Berishës rëndon akuza e korrupsionit pasiv, ndaj dhëndrit të tij ajo e korrupsionit pasiv dhe e pastrimit të parave. Versus.al

Poll