AKTUALITET /

Berisha: Audio e 21 janarit është falsifikuar, është zero

Pas daljes nga SPAK, Berisha i pyetur nga gazetarët në lidhje me audiopërgjigjimin e 21 janarit, ku deklaroi se është i falsifikuar.

Shkruar nga Versus
Berisha: Audio e 21 janarit është falsifikuar, është zero
Sali Berisha në SPAK

Sali Berisha u pyet nga Prokuroria e Posaçme kudnwr Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) 2 orë ditën e sotmë në lidhje me ngjarje e 21 janarit.

Pas daljes nga SPAK, Berisha i pyetur nga gazetarët në lidhje me audiopërgjigjimin e 21 janarit, ku dëgjohet urdhri i Gardës, kreu i PD-së deklaroi se është i falsifikuar.

Kush e ka dha urdhrin për të qëlluar?

Berisha: Ai urdhër është në mendjen tuaj.

 Gazetarja: Ka një audio

Berisha: Të falsifikosh një zë është gjëja më e thjeshtë. Janë imituar në autenticitet të plotë jo zëra të njerëzve të thjeshtë, por gjerë të presidentë të SHBA, të Barack Obamës. Një urdhër i dalë pas 13 vitesh. Si mund të besoj unë një audio të dorëzuar pas 12 vitesh, është zero, është njësoj si shiriti i Metës./Versus.al

 

 

Poll