Live Updates /

“Nuk do sulmoj kurrë SPAK-un”, Balluku; Opozita me standart të dyfishtë! Përplaset dhe me Shehajn: S’bëhesh politikan me selfie

*Përveç diskutimit për projektbuxhetin 2026 dhe paketën fiskale, me shumë interes pritej edhe fjala e zëvendës kryeministres Belinda Balluku për të parën herë që pasi u mor nën hetim nga SPAK për tunelin e Llogarasë. *Balluku para se të fliste për pr/buxhetin iu përgjigj edhe akuzave të deputetëve të opozitës ndërsa theksoi se qëndrimi i saj ndaj drejtësisë është i pandryshueshëm dhe se e mbështet Reformën në Drejtësi e cila sipas saj ka pikat e forta e të dobëta. *Duke mos dhënë detaje për hetimin, Balluku tha se do ta ndiqte çështjen derisa drejtësia të vendoset në vend. Ndërsa tha se ajo prej kohësh është nën sulm personal që para se të shkonte në SPAK. *Më tej pati edhe një përplasje me kreun e partisë “Mundësia”, Agron Shehajn të cilit i bëri thirrje që të fitojë në zgjedhje dhe jo të bërtasë në rrjetet sociale.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Përveç diskutimit për projektbuxhetin 2026 dhe paketën fiskale, me shumë interes pritej edhe fjala e zëvendës kryeministres Belinda Balluku për të parën herë që pasi u mor nën hetim nga SPAK për tunelin e Llogarasë. *Balluku para se të fliste për pr/buxhetin iu përgjigj edhe akuzave të deputetëve të opozitës ndërsa theksoi se qëndrimi i saj ndaj drejtësisë është i pandryshueshëm dhe se e mbështet Reformën në Drejtësi e cila sipas saj ka pikat e forta e të dobëta. *Duke mos dhënë detaje për hetimin, Balluku tha se do ta ndiqte çështjen derisa drejtësia të vendoset në vend. Ndërsa tha se ajo prej kohësh është nën sulm personal që para se të shkonte në SPAK. *Më tej pati edhe një përplasje me kreun e partisë “Mundësia”, Agron Shehajn të cilit i bëri thirrje që të fitojë në zgjedhje dhe jo të bërtasë në rrjetet sociale.

3 Postime
2 ORE ME PARE

"Jam nën sulm personal që para se të shkoja në SPAK", Balluku-opozitës: Ju nuk e falni suksesin

“Nuk do sulmoj kurrë SPAK-un”, Balluku; Opozita me standart

Zv.kryeministrja Belinda Balluku iu drejtua deputetëve të PD sa i takon hetimeve të SPAK kundrejt saj duke thënë se është e vetëdijshme se prej kohësh është nën sulm personal për shkak të sukseseve të arritura.

Ajo tha se të gjitha akuzat e opozitës vijnë si pasojë e humbjeve radhazi në zgjedhjet e mbajtura.

“Unë personalisht e kam shumë të qartë pse jam në një sulm personal që nuk më ka nisur as sot dhe as ditën kur shkova në SPAK, por ka kohë që ka nisur. Pasi ju nuk e falni as suksesin politik dhe as njeriun që punon. Nuk i falni as ata që dallojnë brenda radhëve të tuaja. Ju nuk falni 8 humbje në 12 vitet e fundit. Ju përmes sulmeve personale ndaj secilit prej nesh mbuloni dështimin tuaj”- tha Balluku. Versus.al

2 ORE ME PARE

“Do mbetesh pronar i call center”, Balluku përplaset me Shehajn: Fol si burrë, jo si soprano

“Nuk do sulmoj kurrë SPAK-un”, Balluku; Opozita me standart

Gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit, zv.kryeministrja Belinda Balluku pati një përplasje me kreun e Partisë Mundësia, Agron Shehajn teksa ky i fundit e akuzonte. Balluku i bëri thirrje Shehajt që të mos bërtasë nga vendi, ndërsa i theksoi se betejën politike duhej ta bënte duke fituar në zgjedhje dhe jo duke bërtitur në rrjetet sociale.

“Nuk bëhet politika me selfie Agron. Të duhet të dalësh në shesh të burrave e të fitosh. Nuk do bëhesh dot politikan, do jesh një pronar i vogël i call centerave që nuk paguan sigurimet shoqërore dhe i mban ato djem e vajza me paga më të ulëta se minimalja. Nuk bëhesh politikan me facebook Agron, duhet të dalësh e të takosh njerëzit. Flit si burrë, jo si soprano”- tha Balluku.

Niko Peleshi i tërhoqi vëmendjen 4 herë Shehajt dhe në fund vendosi përjashtimin e tij nga seanca plenare. Versus.al

2 ORE ME PARE

"Nuk do dëgjoni kurrë të merrem me prokurorë e gjyqtarë", Balluku: Opozita me standarte të dyfishta për drejtësinë

“Nuk do sulmoj kurrë SPAK-un”, Balluku; Opozita me standart

Zëvendës kryeministrja, Belinda Balluku foli në foltoren e Kuvendit mbi projektbuxhetin e 2026-ës. Por para se të komentonte rreth kësaj pjesë, Balluku u ktheu përgjigjie akuzave të opozitës ndaj saj lidhur me marrjen si e pandehur nga SPAK për tunelin e Llogarasë.

Pavarësisht se demokratët braktisën sallën, Balluku tha se në asnjë moment nuk do sulmojë as prokurorë dhe as gjyqtarë vetëm sepse bëhet fjalë për të. Sipas saj, Reforma në Drejtësi ka pika të forta e të dobëta, por nënvizoi edhe njëherë mbështetjen për insitucionet e posaçme.

“Nuk do dëgjoni kurrë nga unë akuza sharje e as kërcënime për drejtësinë e re edhe kur prekem personalisht. As lëvdata e himne pasi besoj se kjo drejtësi e re e dalë nga reforma është duke e kryer misionin për të cilën u reformua, patjetër në pikat e saj të dobëta e tëforta, por si gjithçka e re konsolidohet dita ditës. Nuk do më dëgjoni kurrë të përmend prokuror e gjyqtarë pasi ata bëjnë detyrën siç e gjykojnë. Nuk do prononcohem për çështjen nën hetim pasi ata kanë rrugën e tyre të cilën do e ndjek me diskrecion derisa e vërteta të marrë formë të prerë cilado qoftë ajo. Unë si gjithë kolegët e PS mbështesim reformën në drejtësi edhe produktet e saj edhe kur prekemi personalisht. PS është formacion politik serioz, i vetmi në Shqipëri ku fjala e secilit dëgjohet dhe ka peshë. Ajo reformë ka marrë mbështetjen e çdo socialisti ndaj në respekt të misionit të saj nuk kam asnjë koment”- tha Balluku.

Sa u takon deputetëve të PD, Balluku tha se ata kanë standart të dyfishtë kur vjen puna tek SPAK që njëherë sipas tyre është i ndikuar nga Rama dhe në rastet kur merren nën hetim anëtarë të mazhorancës, kthehen në tifozë të “drejtësisë së re”.

“Ju të nderuar opozitarë keni dy standarte për Reformën dhe SPAK. Kur SPAK-u thërret Saliun dhe lozni kukafshehti me zarfin që pret 15 vite populli shqiptar për drejtësi, për një vrasje shtetërore më 21 janar, atëherë SPAK-u ndikohet nga Rama. Kur SPAK-u thërret Sali Berishën dhe e mban në arrest shtëpie për muaj e më pas u thotë është i pandehur në GJKKO për korrupsion pasiv të zyrtarëve, atëherë Rama e ndikon. Por kur sipas jush merret me mazhorancën, atëherë ju bëheni martirët e drejtësisë, bëheni britma e klithma e saj. deputetë detyra e një opozite është ofrimi i një oferte. Rotacionin që kaq shumë e doni, nuk mund ta bazoni në tifozllëkun se kë do kapë SPAK-un”- shtoi Balluku. Versus.al

Poll