AKTUALITET /

Dje la qelinë, ç’po ndodh me ish-shefin e Operacionales? Nga pafajësia e dyshimtë, tek pasuritë e liruara dhe lufta për pronat

SPAK do ta ankimojë në Apel vendimin për Bistrin duke kërkuar dënimin e tij me 9 vite burg.

Shkruar nga Versus
Dje la qelinë, ç’po ndodh me ish-shefin e Operacionales? Nga
Ish-Shefi i Operacionales, Oltion Bistri

Ditën e djeshme, Gjykata e Posaçme liroi nga qelia Oltion Bistrin, ish-shefin e Operacionales i cili nga përgjimet në Sky Ecc u zbulua se ishte informator i grupeve kriminale. Bistri i jepte informacione në kohë reale biznesmenit Pëllumb Gjoka mbi aksionet e policisë kundër lojërave të fatit apo kapjen e personave të shpallur në kërkim për drogë, si në rastin e Ali Hysës.

Gjithashtu trupa gjykuese e përbërë nga relatorja Etleva Deda dhe anëtaret Irena Gjoka e Flora Hajredini pas 4 orësh në dhomë këshillimi e quajtën të paligjshme kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurive prej 1.3 milionë eurosh të Oltion Bistrit pavarësisht se të ardhurat e tij si polic ishin shumë modeste dhe nuk justifikonin pasuritë që arrinin në total nivelin e 3 milionë eurove.

Burime pranë SPAK konfirmuan se do e ankimojnë këtë vendim, duke insistuar se Bistri ka konsumuar veprën penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave për të cilat GJKKO tha se është i pafajshëm. SPAK do kërkojë në Apel dënimin me 9 vite burg si dhe konfiskimin e pasurisë me vlerë 1.3 milion euro që u bllokuan në kuadër të procedimit penal ku akuzohej për 3 vepra penale. Nëse vendimi i Shkallës së Parë merr aprovim në Apel, Bistrit i kthehen pasuritë, nëse jo, pronat dhe paratë i kalojnë shtetit dhe Bistri rrezikon rikthimin në qeli

Ish-shefi i operacionales që mbahej në burg që prej korrikut të 2023, u dënua me 2 vite burg vetëm për zbulim të akteve ose të dhënave sekrete, dënim që konsiderohet i shlyer pasi e ka vuajtur në paraburgim duke urdhëruar lirimin e  tij nga qelia.

Nga ana tjetër, këtij subjekti SPAK i sekuestroi në total pasuri në vlerë 3.1 milion euro, ku për pjesën tjetër prej 1.8 milion eurosh është një tjetër proces i hapur në kuadër të ligjit antimafia dhe çështja ndodhet në gjykim. Këtë të mërkurë u zhvillua edhe seanca e radhës në GJKKO, ku mbrojtja e Bistrit paraqiti disa prova, dhe gjyqi u shty për një datë tjetër pasi gjykata mori kohë të njihej me to.

Në total, pasurisë që i është sekuestruar Bistrit dhe familjarëve të tij kap vlerën 3.091.519 Euro. Bëhet fjalë për 22 dyqane e 10 apartamente të gjitha me vendndodhje në Tiranë. Po ashtu Bistrit i është sekuestruar një vilë luksozë në rezidencën 'Green Valley' në Tiranë.

Për tu rikthyer tek vendimi i të martës, rezulton se nuk konvenoi me pretencën e SPAK edhe për pjesën tjetër të grupit, veç Oltion Bistrit e Xhevahir Litës që u liruan nga qelia. Për Behar Bajrin ishin kërkuar 15 vite burg, 10 për Astmer Bilalin dhe 11 për Edmond Prekën. Pritet të njihet edhe vendimi që do merret në 2 dhjetorit për Pëllumb Gjokën e Ardrit Hasanbegajn për të cilët SPAK ka kërkuar përkatësisht 14 dhe 9 vite heqje lirie.

TABELA: PASURITË E OLTION BISTRIT

"230,000 euro

200,000 euro

50,300 euro

320,000 euro

200,000 euro

Në total 1,000,300 (një milion e treqind euro), shuma të cilat janë depozituar në AAPSK



Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartamenti ndodhur në katin e *, shkalla **, me sipërfaqe totale 400m2, e fituar me kontratën e sipërmarrjes Nr.* KOl **, datë 09.03.2019 e porositur. ga shtetasi D.I.B;



Sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament i ndodhur në katin e *, shkalla **, me sipërfaqe totale 400m2 e fituar me kontratën e sipërmarrjes Nr. ** Rep , NR.* Kol datë 09.03.2019, e porositur nga shtetasi E.D.B;

Sipërfaqe ndërtimore e llojit njësi dyqan, me sipërfaqe totale 125 m2, e fituar me kontratën e sipërmarrjes Nr.** Rep , Nr.** Kol, datë 11.07.2017, e porositur nga shtetasi E.D.B;

Sipërfaqe ndërtimore e llojit njësi dyqan, me sipërfaqe 95 m2, e fituar me kontratën e sipërmarrjes Nr.** Rep, Nr.** Kol datë 11.07.2017, e porositur nga shtetasja N.T.B;

Sipërfaqe Ndërtimore e llojit apartament i ndodhur në katin e ** me sipërfaqe totale 110.6 m2 e fituar me kontratën e sipërmarrjes Nr.** Rep , Nr.** Kol, datë 25.02.2019, e porositur nga shtetasi Oltian D. Bistri, si të pabazuar në ligj e prova" 

Të marten përveç Bistrit, GJKKO liroi edhe ish-Prokurorin e Kukësit Xhevahir Lita, duke e dënuar me 5 vite burg, që i zbret në 3.4 vite nga gjykimi i shkurtuar, dënim që e ka kryer në paraburgim, ndërkohë që SPAK kishte kërkuar dënimin e tij me 6 vite. Versus.al

Poll