Versus.al ka siguruar pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër ku dy automjete dhe një biçikletë u përfshinë në përplasjen fatale. Në videot e siguruara, tregohet momenti kur automjeti me drejtues A.G ka përplasur me shpejtësi automjetin që drejtohej nga F.l dhe 50 vjeçarin Shkëlqim Krasniqi që qarkullonte me biçikletë.
Biçikleta u bë copash dhe përfundoi disa metra larg si pasojë e përplasjes, ndërsa 50 vjeçari humbi jetën në vend.
Policia po kryen hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave, ndërsa ky është aksidenti i disatë radhazi me humbje jete në vend. Versus.al

