AKTUALITET /

VIDEO/ Bie zjarr në masivin me pyje në Panaja, flakët shkrumbojnë ullishtet

Zjarri po përparon me shpejtësi në drejtim të kodrave dhe sipërfaqeve me ullishte, duke krijuar një situatë shqetësuese për zonën

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Bie zjarr në masivin me pyje në Panaja, flakët

Zjarri ka përfshirë mbrëmjen e sotme, masivin me pyje në zonën e fshatit Panajasë, në qarkun Vlorë.

Era e fortë dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e zjarrit ndërsa mësohet se flakët po djegin bimësi të ulët dhe shkurre.

Zjarri po përparon me shpejtësi në drejtim të kodrave dhe sipërfaqeve me ullishte, duke krijuar një situatë shqetësuese për zonën.

Burime nga terreni bëjnë me dije se ndërhyrja e forcave zjarrfikëse po vështirësohet ndjeshëm për shkak të terrenit të thyer dhe të vështirë për t’u aksesuar.

Ekipet po punojnë për izolimin e vatrës së zjarrit me mjete rrethanore, në përpjekje për të frenuar përhapjen e flakëve.

Poll