AKTUALITET /

Kontrolle në burgun e Fier gjenden dhe sekuestrohet një celular

Kontrollet janë ushtruar nga Grupi i Sigurisë, nën drejtimin e drejtuesit të institucionit, në godinën B, sektorët 1 dhe 2.

Shkruar nga Versus

Kontrolle në burgun e Fier gjenden dhe sekuestrohet një celular

Në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fier është zhvilluar një kontroll në kuadër të masave për forcimin e sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve të ndaluara në ambientet e brendshme të institucionit.

Kontrollet janë ushtruar nga Grupi i Sigurisë, nën drejtimin e drejtuesit të institucionit, në godinën B, sektorët 1 dhe 2.

Gjatë kontrollit, në posedim të të dënuarit L.K. është konstatuar dhe sekuestruar një aparat celular i tipit “iPhone”, i cili përbën send të ndaluar brenda institucionit.

Pas konstatimit, është mbajtur raport incidenti dhe i dënuari është vendosur në regjim veçimi, ndërsa materialet procedurale i janë referuar strukturave përkatëse për veprime të mëtejshme./Versus.al

Kontrolle në burgun e Fier gjenden dhe sekuestrohet një celular
Celulari i sekuestruar
Poll