Përgjimet e zbardhura në aplikacionin SkyEcc kanë qenë thelbësore për nxjerrjen në pah të provave që dëshmonin se vrasja e Gentian Qarrit në Vlorë 5 vite më parë ishte kryer nga grupi i Ines Hajrullas.
Gjatë kontrollet e sotme në banesat e disa prej anëtarëve të grupit në zonën e Ujit të Ftohtë u gjetën dhe sekuestruan fishekë dhe disa celularë. Ines Hajrulla dhe krahu i tij i djathtë Ervis Matodoshaj janë në kërkim. SPAK dyshon se këta persona kanë organizuar dhe kryer vrasjen e Gentian Qarrit në shkurt të vitit 2021.
Ndërkohë, personi i tretë ndaj të cilit është ngritur një akuzë e re, është Flodian Plaku, i cili tashmë akuzohet edhe për trafik ndërkombëtar kokaine. Aktualisht ndodhet në paraburgim të sigurisë së lartë dhe po gjykohet për vrasjen e Gentjan Bejtjas.
Inez Hajrulla i njohur si ‘’i forti i Vlorës’’ është një emër i cilësuar si kontigjent kriminal për Policinë, i cili i ka shpëtuar dy atenteve, fillimisht në vitin 2017 dhe më pas në 2019. Versus.al


