AKTUALITET /

BKH zbarkon në biznesin e lidhur me Suel Çelën në Elbasan, kontrolle dhe banesës së drejtorit të Ujësjellësit

Dyshohet nga kontrollet e policisë dhe agjentëve të BKH, janë sekuestruar dokumente nga banesa e Luan Tabakut.

Shkruar nga Versus
BKH zbarkon në biznesin e lidhur me Suel Çelën në Elbasan,
Fotomontazh: Suel Çela, drejtori i UKE, Luan Tabaku dhe në sfond banesa e tij ku po kryhen kontrolle

Elbasan- Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), agjentët e BKH kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në qytet ku kanë kryer kontrolle në një biznes që ushtron veprimtarinë e tij si kompani ndërtimi.

Raportohet se kontrollet lidhen me dyshimet se kjo kompani ka përfituar tendera në mënyrë të paligjshme. Në orën 06:30 të mëngjesit agjentët kanë mbërritur në zyrat e biznesit ku kanë sekuestruar telefonat e punonjësve.

Dyshohet se kompania është në pronësi të personave të afërt të lidhur me të shumëkërkuarin Suel Çela i cili është në arrati që prej vitit 2022 dhe akuzohet si i përfshirë në disa ngjarje kriminale të ndodhura në Elbasan.

Burime bëjnë me dije për Versus.al se janë ushtruar kontrolle edhe në banesën e Luan Tabakut, drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve në Elbasan ku janë sekuestruar disa dokumente. Deri më tani, SPAK nuk ka dalë me një komunikatë zyrtare për rastin konkret. Versus.al

Poll