AKTUALITET /

Dyshohet se përfitoi tendera në mënyrë të paligjshme, agjentët e BKH-së 'zbarkojnë' në një biznes të njohur në Elbasan

Agjentët kanë mbajtur procesverbale dhe kanë sekuestruar dosje, kompjutera dhe aparate celularë të biznesit i cili dyshohet se kanë lidhje me hetimin dhe kontrollet që janë zhvilluar kohët e fundit për korrupsion kryesisht në disa bashki të Qarkut të Elbasanit

Shkruar nga Versus

Dyshohet se përfitoi tendera në mënyrë të paligjshme,

Agjentët e BKH-së (Byroja Kombëtare e Hetimit) prej mëngjesit të sotëm janë duke ushtruar kontrolle në zyrat e një biznesi të madh në Elbasan në fushën e ndërtimit.

Agjentët kanë sekuestruar fillimisht sapo zyrat janë hapur celularët e punonjësve.  

Më pas me urdhër të prokurorit, agjentët kanë mbajtur procesverbale dhe kanë sekuestruar dosje, kompjutera dhe aparate celularë të biznesit i cili dyshohet se kanë lidhje me hetimin dhe kontrollet që janë zhvilluar kohët e fundit për korrupsion kryesisht në disa bashki të Qarkut të Elbasanit

Dyshohet se kompania e kontrolluar ka përfituar tendera të shumtë, në mënyrë të paligjshme nga bashkia e qarkut të Elbasanit.

Prokuroria e Posaçme po heton disa kompani të fuqishme ndërtimi me aktivitet jo vetëm në Elbasan por edhe në dy qarqet më të mëdha në vend, Tiranë e Durrës. Priten detaje të mëtejshme në vijim./Versus.al

 

Tags:

bkh kontrolle

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: