AKTUALITET /

‘Boca deh Rio’ 'vë' në pranga 25 trafikantë në Itali dhe Shqipëri, SPAK: Frutat ekzotike ‘mbulesë’ për drogën 70 mln euro

Shkruar nga Versus

‘Boca deh Rio’ 'vë' në pranga 25 trafikantë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin e zhvilluar së fundmi në bashkëpunim me autoritetet italiane për goditjen e një grupi të përbërë nga shqiptarë, rumunë dhe italianë që trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Italisë.

Në total janë arrestuar 23 persona në Itali dhe 2 persona në Shqipëri. Hetimet kishin nisur që prej vitit 2021 pas përgjimeve të zbardhura në aplikacionin “Sky Ecc”. Si pasojë e hetimeve, u bë e mundur kapja e mbi 2 ton kokainë, 45 kg hashash, 20 kg marijuanë, drogë nga e cila grupi kriminal do të siguronte një fitim prej 70 milionë eurosh.

Skema e funksionimit të grupit kriminal

Dërgesat e drogës dërgoheshin nga Amerika e Jugut në kontejnerë përmes porteve italiane të Livornos, Genovas dhe Savonas dhe më pas prej aty transportoheshin edhe në vende të tjera evropiane. Kontejnerët ruheshin në portet e mbërritjes ku persona të posaçëm kujdeseshin për ta nxjerrë dërgesën zonat portuale dhe për t’i vënë në dispozicion të grupeve kriminale. Për të kaluar pa u vënë re nga autoritetet, grupi përdorte pajisje radiolokalizimi ndërsa lënda fshihej brenda kontejnerëve të ngarkuar me mbulesë frutash ekzotike.

Kontrolle në Shqipëri

Në kuadër të këtij operacioni, në Shqipëri u arrestuan Julian Kollçaku dhe Maksim Ndoci të dyshuar si anëtarë të grupit kriminal. Gjatë kontrolleve të kryera në Tiranë, janë gjetur dhe sekuestruar 20 000 euro, 52 ora të markave të ndryshme si psh. Rolex etj, 1 automjet tip Audi  RSQ8 i viti 2020 si dhe 3 celularë, ku 2 prejt tyre G Pixel, një armë zjarri pistoletë beretë me 15 fishekë, 3 celularë dhe pajisje të tjera.

Operacione të ngjashme janë duke u zhvilluar në Francë, Rumani dhe në vende të tjera të përfshira në këtë aksion antidrogë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: