AKTUALITET /

'Dajë na këpute shpirtin', Shpëtim Idrizi reagon pas ndarjes nga jeta të Andis Harasanit: E rëndë të të them të qoftë i lehtë dheu

Idrizi shkruan se e dinte që Andisi po luftonte me një sëmundje por ai ishte optimist dhe ishte i bindur se do ia dilte. 

Shkruar nga Versus
'Dajë na këpute shpirtin', Shpëtim Idrizi reagon pas
Shpëtim Idrizi/Andis Harasani

Kryetari i PDIU-së Shëptim Idrizi ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-deputetit socialist Andis Harasani. 

Idrizi shkruan se e dinte që Andisi po luftonte me një sëmundje të rëndë por ai ishte optimist dhe ishte i bindur se do ia dilte. 

Postimi i Shpëtim Idrizit: 

Sapo mora lajmin e trishtë që Andisi ndërroj jetë, e dija që po luftonte me sëmundjen e rëndë por daja apo siç e njohin të gjithë Tironci i omël kishte shumë energji pozitive e ishte optimist.
Fola para pak kohësh e ishte optimist i pandreqshëm si ai dinte të ishte se do ia dilte, por jo, në fund ajo që është caktuar parakalon çdo deshirë…

E rëndë të të them Andis të qoftë i lehte dheu .

Bashkë me Andisin na shkëputet dhe një pjese e rrugëtimit që kemi bërë bashkë në shkollë në administratë në politikë.

Të gjithë një ditë do të shkëputemi nga kjo botë, dhe njesia matesë është me boshllëkun që lejmë, e ti lë boshllëk të madh tek unë Dajë…

Te Zotit jemi tek Ai kthehemi, qoftë rrugëtim i lehtë në këtë muaj të Ramazanit vllai im ./Versus.al

 

Poll