AKTUALITET /

Debat në KAS/ Rusmali – juristit të PD: Mos bëj fodullin! Logu: Të ruajë etikën zotëria! Do të kërkojmë përjashtimin tuaj

Juristi i PD-së, Marash Logu, kërkoi shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve dhe përsëritjen e procesit në këtë qark, duke ngritur shqetësime për parregullsi të dokumentuara me pamje filmike në KZAZ nr. 18 në Bulqizë.

Shkruar nga Versus

Debat në KAS/ Rusmali – juristit të PD: Mos bëj fodullin!

Mbledhja e sotme e Kolegjit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) është zhvilluar mes tensioneve dhe debatit, ndërsa shqyrtohej ankimi i Partisë Demokratike lidhur me rezultatin në qarkun Dibër.

Juristi i PD-së, Marash Logu, kërkoi shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve dhe përsëritjen e procesit në këtë qark, duke ngritur shqetësime për parregullsi të dokumentuara me pamje filmike në KZAZ nr. 18 në Bulqizë.

Ai kërkoi hapjen e kutive të votimit për një verifikim të plotë.

Kjo kërkesë solli përplasje verbale me anëtarin e KAS-it, Ilir Rusmali, duke e bërë mbledhjen të tensionuar. Debati mes palëve theksoi ndasitë lidhur me vlerësimin e procesit zgjedhor në Dibër.

Logu: U tha që administrata mund t’jua verë në dispozicion. Nëse doni që të njëjtën pamje t’jua sjellim ne, patjetër.

Lako: Kjo kërkohet sepse administrata mund ta kqyrë dhe sipas syrit të tyre, mund të thonë që nuk ka asnjë problem. Meqë ju ngrini një pretendim që ka pasur shkelje, të na i paraqisni, ta shikojmë dhe të vendosim.

Logu: Pamjet për të cilat kemi pretendime, do t’jua vendosim në dispozicion.

Rusmali: Pamjet filmike nuk vihen bruto në dispozicion, se nuk i qërojmë neve. Na nis time code, në minutën kaq, sekondin kaq, është një votë… të gjitha me tabelë! Që ne ti shohim dhe t’i verifikojmë. Nuk është puna se e duam USB-në prej teje dhe nuk e duam nga adm. Ti je djalë i ri dhe gabon vazhdimisht. Por, nuk ka rëndësi kjo. Kjo është procedura e këtij institucioni dhe fodullin mos e bëj këtu.

Logu: Unë kërkoj procedurialisht që Rusmali të përjashtohet nga shqyrtimi i të gjitha kërkesave që ka bërë PD, pasi nuk siguron paanshmëri në këtë proces. Ka edhe konflikt interesi që ne do ta demonstrojmë. Këto fjalët fodullëk etj. etj. mbaji për vete. Dhe kërko falje se unë nuk të ofendova. Të ruajë etikën zotëria.

Mbledhja u shty në datën 4 qershor. Në Dibër, PS ka fituar 3 mandate, ndërsa PD 2.

Poll