AKTUALITET /

Detaje të reja nga arrestimi i shefit të Rrugores së Tiranës e dy zyrtarëve të Policisë/ S’ka masë sigurie, SPAK pritet t’i drejtohet GJKKO

Për të tre këto punonjës nuk është vendosur masë sigurie dhe pritet që prokurorja Elida Kaçkini  t'i drejtohet me kërkesë GJKKO-së me orët në vijim.

Shkruar nga Versus
Detaje të reja nga arrestimi i shefit të Rrugores së Tiranës
Sokol Novaku, Roven Zeka, shefi i qarkullimit rrugor në Tiranë

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i shefit të policisë Rrugore të Tiranë Roven Zeka, shefit të oficerëve të policisë gjyqësore në këtë komisariat, Sokol Novaku, dhe oficerin e policisë gjyqësore në rrugoren e kryeqytetit Edison Tabaku.

Për të tre këto punonjës të cilët kanë kaluar natën në bllokun e sigurisë në rrugën “Mine Peza”, nuk është vendosur masë sigurie dhe pritet që prokurorja Elida Kaçkini  t'i drejtohet me kërkesë GJKKO-së me orët në vijim.

Sipas burimeve për media nuk bëhet fjalë për mosreferim në prokurori të një aksidenti, por mosprocedim me arrestim.

Zyrtarët dyshohen se kanë favorizuar një drejtuese automjeti të përfshirë në një aksident, kundrejt një shume prej 2 mijë eurosh.

Kjo drejtuese ka shkaktuar një aksident rrugor dhe është proceduar në gjendje të lirë, megjithëse nga aksidenti 2 persona kishin marrë ndihmë mjekësore në spital.

SPAK zbuloi rastin krejt rastësisht teksa përgjonte një person nën hetim për një çështje tjetër.

Ditën e djeshme u raportua gjithashtu se shefi i policisë rrugore Roven Zeka se ishte përpjekur të largohej me vrap kur agjentët kur agjentët e BKH shkuan për të ekzekutuar urdhrin e SPAK, por siç në videon e siguruar nga Versus.al, Zeka së bashku me shefin e sektorit të aksidenteve, Sokol Novaku shkojnë me këmbët e tyre në drejtorinë e policisë./Versus.al

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: