AKTUALITET /

Detaje të reja nga grupi i trafikantëve të armëve, i shisnin 1500-2500 €! Zbulohet baza në Burrel

Këtë të premte policia e Tiranës njoftoi për goditjen e një grupi kriminal që trafikonte armë nga Kosova në Shqipëri. Nga ky operacion, policia arrestoi 10 persona dhe shpalli 2 në kërkim pas 5 muajsh hetime.

Shkruar nga Versus
Detaje të reja nga grupi i trafikantëve të armëve, i shisnin
Pamje nga operacioni

Këtë të premte policia e Tiranës njoftoi për goditjen e një grupi kriminal që trafikonte armë nga Kosova në Shqipëri. Nga ky operacion, policia arrestoi 10 persona dhe shpalli 2 në kërkim pas 5 muajsh hetime. Burime për mediat bëjnë me dije se një pjesë të armëve i merrnin nga Kosova, të cilat i kalonin në kufi me makina të vogla.

Grupi nuk trafikonte armë vetëm nga Kosova për t’i shitur në Shqipëri, por kishte baza edhe në vendin tonë. Policia ka mundur të zbulojë një prej këtyre zonave në Burrel.  Po ashtu antarët e grupit janë kapur duke shitur armë edhe në Shkodër e Laç.

Çmimet e pistoletave që shisnin varionin nga 1500 deri në 2500 euro. Armët që grupi kriminal shiste ishin pistoleta, edhe të llojit Glock, si edhe automatikë. Policia vuri në pranga: Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj, Emirel Tusha, Leonardo Haxhiaj, Fabricio Berberi dhe Adriano Shehu. Më herët janë arrestuar Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi.

Sipas njoftimeve nga blutë, po punohet me autoritetet e Kosovës për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Versus.al

Poll