AKTUALITET /

Dhjetëra mijëra franga të padeklaruara në portin e Durrësit, nis hetimi për 2 persona

Shkruar nga Versus

Dhjetëra mijëra franga të padeklaruara në portin e

Durrës- Dy persona janë proceduar në gjendje të lirë nga policia pasi u kapën në tentativë për të hyrë në port me shuma parash të padeklaruara.

Gjatë kontrollit që u bë ndaj E.H 41 vjeç dhe F.M 37 vjeç, u gjetën të fshehura në trup 22.820 franga zviceriane dhe 555 euro të cilat po tentonin t’i fusnin në vendin tonë pa i deklaruar.

Shuma e parave u sekuestrua nga Policia, me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Versus.al

Poll