
Personi që shihni në foto është Marteos Pasho, 32 vjeçari i cili u arrestua nga policia e Fierit mbrëmjen e djeshme pasi ishte shpallur në kërkim për dhunimin e një gardiani të burgut.
Ngjarja ndodhi më 11 mars të këtij viti, kur Pasho në bashkëpunim me A.M, E.N dhe E.R (të shpallur në kërkim) goditën me grushte punonjësin e policisë së burgut të Fierit.
Autori dhe bashkëpunëtorët e tij e akuzonin gardianin e burgut se nuk kishte trajtuar mirë në burg një prej shokëve të tyre që vuante dënimin në institucionin e sigurisë.
Pasho cilësohet si personazh me rrezikshmëri të lartë në Fier pasi ishte dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Versus.al







