
Ka marrë fund arratia disa mujore e Marteos Pashos, 32 vjeçari i cili ishte shpallur në kërkim për dhunimin e një gardiani të burgut të Fierit më 11 mars të këtij viti.
I riu konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë pasi më parë rezulton të ketë qenë i dënuar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Në kërkim për dhunimin e punonjësit të policisë janë edhe 3 persona të tjerë.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara në rrugë operative, me qëllim ndalimin e shtetasve të implikuar në rastin e datës 11.03.2025, kur u godit me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës i IEVP Fier, shërbimet e Policisë së Fierit kapën njërin prej autorëve të dyshuar, shtetasin M. P., 32 vjeç, banues në Patos.
Në muajin mars 2025, Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Goditja për shkak të detyrës", kryer në bashkëpunim.
32-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit A. M., E. N. dhe E. R., ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës të IEVP Fier. Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. Versus.al







