Gjykata e Fierit ka lënë në burg Klaudio dhe Ledjan Kapllanajn, dy nipat e ish-kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanajt, të cilët dhunuan fizikisht agjentët e BKH disa ditë më parë.
Arrest me burg është caktuar edhe për punonjësin e firmës së Kapllanajt, Gerald Kollçaku i cili po ashtu dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj agjentëve të BKH të cilët ndodheshin pranë firmës së Kapllanajt duke vëzhguar me dron.
Në deklaratën e dhënë para gjykatësit, nipat dhe punonjësi i Kapllanajt u shprehën se nuk kishin dijeni se personat me të cilët ishin konfliktuar ishin punonjës të BKH.
Lajmi në përditësim…








