AKTUALITET /

Dita e 20-të e protestës, mijëra qytetarë para qeverisë: Nesër vjen diaspora! Rama n'burg, Berisha n'burg

Protestat vijojnë që prej 31 majit, ndërsa të shtunën është thirrur sërish protestë kombëtare.

Shkruar nga Versus

Dita e 20-të e protestës, mijëra qytetarë para

Në ditën e 20-të të protestës, sërish mijëra qytetarë janë mbledhur para godinës së qeverisë me kërkesat që tashmë përsërisin prej javësh; dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe burgosjen e tij dhe të kryedemokratit Sali Berisha.

Me një tabelë ku të dy i paraqesin ‘’non-grata’’, protestuesit kanë vijuar me thirrjet e tyre. Kjo protestë vjen një ditë pas seancës të mbajtur ditën e djeshme ku pati edhe momente tensioni mes disa prej qytetarëve dhe deputetëve të Partisë Socialiste.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama duket se nuk ka ndërmend të ndryshojë qëndrim për Zvërnecin apo të zbatojë kërkesat e protestuesve të cilët i ka cilësuar me epitete të ndryshme herë pas here. Të shtunën është thirrur sërish protestë kombëtare dhe pritet të marrin pjesë mijëra shqiptarë të ardhur nga shtete të ndryshme. Versus.al

Poll