AKTUALITET /

Djegia e tregut të rrobave te "5 Maji", deputeti: Më shkruajnë se është projekt për pallate, por banorët nuk hapin rrugë

Shkruar nga Versus

Djegia e tregut të rrobave te "5 Maji", deputeti: Më

Deputeti i partisë “Mundësia”, Erald Kapri ka reaguar për shkrumbimin nga zjarri të tregut të rrobave të përdorura në zonën e “5 Majit” në Tiranë. Ai shprehet se qytetarë të ndryshëm i kanë dërguar mesazhe për ta vënë në dijeni se zjarri i mbrëmjes së djeshme, është i qëllimshëm.

Sipas tij, tregtarët që kishin me qira bizneset në magazinat e tregut nuk kanë pranuar të lëshojnë hapësirën e tyre për ndërtimin e pallateve.

"Disa tregtarë po më shkruajnë se tregut te ‘5 Maji’ i është vënë flaka qëllimisht, sepse është gati një projekt me pallate. Bizneset që kishin ambientet me qira nuk “po hapnin rrugë”. Ky do të ishte barbarizëm! E kanë kthyer në stil djegien kur dikush nuk pranon të lërë tokën e vet, shtëpinë e vet, për t’ia dhënë për ndërtim betonizuesve të Tiranës", shkruan deputeti Erald Kapri.

Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar nga flakët e mbrëmjes së djeshme, ndërsa zjarri u shua plotësisht pas disa orësh ndërhyrje nga zjarrfikësit. Versus.al

Poll