AKTUALITET /

“Do ju vijë dita”, shtyhet seanca ndaj monstrës që vrau tre gra për 33 minuta! Dan Hutra paralajmëron mediat

Edhe në gjykatë, vrasësi serial nuk ngurroi të kërcënonte haptas mediat.

Shkruar nga Versus
“Do ju vijë dita”, shtyhet seanca ndaj monstrës që
Vrasësi Dan Hutra

Dan Hutra, njeriu i cili një vit më parë tronditi vendin me vrasjen e tre grave dhe plagosjen e 3 të tjerave në Kamëz, ka dalë para gjykatës sot ku nuk ka nguruar të bëjë edhe kërcënime ndaj mediave.

“Mos gënjeni shumë. Do ju vijë edhe juve dita. Do flas kur të vijë koha”- ka thënë Dan Hutran ga gjykata e cila shtyu sërish seancën e gjykimit në themel për të pandehurin i cili akuzohet për 8 vepra penale.

Për të trija ngjarjet e ndodhura në 1 Mars 2023, Dan Hutra, ka dhënë motive të ndryshme që e kanë shtyrë për të ekzekutuar gratë. Për tentativën e vrasjes së gruas Elena Hysa, ai ka treguar se shkak ishte bërë debate për ADN-në e fëmijës së tyre.

Akuzat për veprat penale që rëndojnë ndaj Dan Hutrës:

Vrasja me paramendim ndaj Etleva Kurtit

Vrasja për shkak të marrëdhënies familjare në dëm të Mevlute Hysa

Vrasja për shkak të marrëdhënies familjare në dëm të Hasime Dafkut

Vrasja për shkak të marrëdhënies familjare mbetur në tentativë në dëm të Elena Hysa.

Vrasja për shkak të marrëdhënies familjare mbetur në tentativë në dëm të Kujtime Hysa.

Vrasja me paramendim mbetur në tentativë ndaj Marjana Gurakuqit

Mbajtje pa lejë të armëve të zjarrit dhe municionit

Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasjen në dëm të Rrahman Selës në Vaqar. Versus.al

 

Tags:

dan hutra

Poll