AKTUALITET /

Tragjedi në Fushë-Krujë/ 18-vjeçari humb jetën, përplaset fatalisht nga fuoristrada (FOTO)

I riu po shtynte një automjet të fikur në mes të rrugës, drejtuesi i mjetit vetëdorëzohet në polici

Shkruar nga Versus

Tragjedi në Fushë-Krujë/ 18-vjeçari humb jetën,

Një aksident i rëndë me pasojë humbjen e jetës është shënuar mbrëmjen e djeshme në dalje të Fushë-Krujës. Një 18-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një automjet tip fuoristradë, duke tronditur familjarët dhe komunitetin lokal.

Sipas të dhënave paraprake, viktima, Irdi Laçi, u godit nga mjeti teksa po shtynte një automjet tip “Mercedes”, i cili ishte fikur në mes të rrugës. Rrethanat e sakta të aksidentit janë ende nën hetim.

Tragjedi në Fushë-Krujë/ 18-vjeçari humb jetën,

Ndërkohë, drejtuesi i fuoristradës është vetëdorëzuar në polici, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive.

Poll