Një seri bisedash të përgjuara në aplikacionin e koduar SkyECC ka zbuluar në detaje një skemë të trafikut të heroinës me origjinë nga Italia, ku të përfshirë rezultojnë shtetasit Sueld Elezi, Orges Molla dhe një person i tretë, identifikuar vetëm nga kodi 3D20D1 – furnizuesi dhe organizatori i transportit.
Sipas transkripteve të siguruara nga hetimi i përbashkët shqiptaro-italian, në datën *25 tetor 2020, në orën **08:29, përdoruesi i SkyECC me pseudonimin H1IQJ2 (i identifikuar si Orges Molla), komunikon me përdoruesin 0810G3 (Sueld Elezi), për një dërgesë prej **2 kilogramësh lëndë narkotike, e dyshuar si heroinë, e cila do të dorëzohej në zonën e Altamura-s. Gjatë bisedës, Elezi informon se është me një që do të shikojë mallin përpara blerjes, ndërkohë që Molla garanton cilësinë dhe organizon dërgesën me fjalët:
“me 38.5…e fundit…ta mori te shpia jote…s’ka pazar tjetër…ik gjej ti më lirë, thuj…”
Një ditë më pas, më 26 tetor 2020, komunikimet mes palëve intensifikohen. Shoferi që po transportonte mallin rezulton i zhdukur për 3 orë dhe nuk përgjigjet më në asnjë numër. Alarmi rritet. Mes ankthit dhe tensionit, Molla thotë:
Në një moment, në bisedë futet edhe një shtetas italian, blerës potencial i heroinës, i cili, i irrituar nga vonesa, shtyn afatet dhe thotë se ka lënë takime të rëndësishme për këtë transaksion. Molla, nga ana tjetër, e quan situatën “ters” dhe rrëfen se “po nuk e mori malli, do na shkatërrojë komplet në Itali… ka dhe fabrikë…”.
Dërgesa e 2 kg heroinë është sekuestruar më vonë nga autoritetet italiane. Sipas prokurorisë, rolet ishin të ndara qartë: Sueld Elezi si porositës dhe financues, Orges Molla si ndërmjetës dhe organizator, ndërsa 3D20D1 si furnizuesi kryesor.
Nga komunikimet duket qartë se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal që përdorte aplikacione të enkriptuara për të menaxhuar trafikun ndërkombëtar të drogës – një realitet ku çdo vonesë mund të zbulojë gjithë zinxhirin dhe, siç thonë vetë trafikantët:
Përgjimet e plota:
Sualed Elezi:
Hiç mo, s’kanë as valë telefonat. Na ka lujt men, o burrë... S’dimë ça me thonë.
Orges Molla:
Të mor vesh, vëlla... Të mor vesh.
Sualed Elezi:
Po dalim keq me këtë punë, shpresoj s’është problemi tek ne. Mos ka gjet gjë ai, se ne presim.
Orges Molla:
Ka pas trafik rrugës? Keni ndonjë program që mund ta shifni?
Sualed Elezi:
Jo, s’kemi ku e shofim. U përgjigj njeri?
Më thotë: “jam në trafik”, por s’po më duket serioz. Ai italiani po bëhet nervoz.
Orges Molla:
Thuji atij shokut: “s’jemi nga ata burra ne.” Ne kemi hall tjetër, ai ka hall tjetër.
Sualed Elezi:
Më tha: “Lashë punë të rëndësishme, lashë takim me ju, një orë më vonë erdha...”
Po i thashë: “E mora vesh.”
Orges Molla:
Shok, s’jemi kalamaj ne. Këto nuk janë punë për t’u tallë. Thuaji atij karit, s’ka arsye të na rrejë. Kam nja 200 veta në ditë si ai. Thuaji: “Nuk kam mundësi t’ju bëj punë, pse t’ju gënjej? Po shesim nga 40 bukë në ditë.”
Sualed Elezi:
Ka qenë orari, vëlla. Është tu nejt me lekë këtu, 3-4 orë. Edhe këtij do i kalojë nervi.
Orges Molla:
Edhe po pati ai ndonjë problem, s’kam çfarë humbas. Po nuk jemi në supermarket, ore.
Ishallah s’ka gjë shoferi, të vërtetohet çdo gjë. Thuaji atij: “Do dali e vërteta, rrejmë ne apo jo?”
Sualed Elezi:
Makina a ka qenë në vend?
Orges Molla:
O normal, shok, se s’po punojmë sot për qejf.
Sualed Elezi:
Për një orë, maksimumi, do marrim përgjigje. Kemi blloku komplet burrat e huaj.
Orges Molla:
Po nuk u përgjigj dhe gjysmë ore, do shofim lajmet. Po do Zoti. Se shoferi është shok i mirë, ka dhe fabrikë në Itali. Na shkatërrohet çdo gjë, edhe familjarisht.
Sualed Elezi:
Mora vesh, shok. Llafet që më thotë italiani, du me ditë: a pret një orë, dy orë, vetëm të dijë.
Orges Molla:
Po ishalla është mirë, kjo është më e rëndësishmja.
Sualed Elezi:
Presim, vëlla. Nëse s’na pret më, le të shkojë vend tjetër. Ishallah është mirë.
Orges Molla:
Se jeta vazhdon. Po për shoferin... se e kemi shok, s’ma rruhet fare për mallin.
Sualed Elezi:
Po mos të jetë këtej afër ai, vëlla. Se shif ku jemi duke prit... (dërgon foto).
Kemi 4 orë këtu me burrin e huaj.
Orges Molla:
S’ka dalë në jetë sot ai. Po do shkruajmë burrë, s’po marrim vesh fare. Do karikojë telefonin, s’është budalla të rrijë aty.
Sualed Elezi:
S’po i shkojnë mesazhet fare mo.
Orges Molla:
As në numrin personal nuk përgjigjet. Ka problem.
Sualed Elezi:
Boo, mer vëlla...
Orges Molla:
Na fal thuaji atij shokut. Po qenka vend ters aty. Ne do flasim sa të sistemojmë gjërat tona. S’i dihet.
Sualed Elezi:
S’patëm fat, vëlla. Ishallah s’ka gjë. Mos presim më.
Orges Molla:
E sigurt e kanë kap. S’kemi çfarë presim. Kot. Të shohim lajmet. Më ka ik zëri për Zotin e mollës...
Sualed Elezi:
A të rrijmë dhe pak?
Orges Molla:
Rrini sa të doni, por ai duhej të kishte arritur para 3 orësh.
Sualed Elezi:
Po tani s’ka lidhje më, vëlla. Unë leviza. Po ai shoku tjetër, çfarë thotë?
Orges Molla:
Çfarë të thotë, bo tym ai... mërzit shumë, vëlla.
Sualed Elezi:
Na lajmëro pastaj, vëlla. Mos ka pas ndonjë shkarkim në ndonjë vend tjetër sot?
Orges Molla:
Jo mo vëlla, jo...
Sualed Elezi:
Na lajmëro, po qe gjë. E mora vesh. E luta italianin, më prit edhe nesër. T’marrim vesh çfarë është bërë me shokun. O Zot, ishalla jo...
Orges Molla:
Vëlla, s’ke pse e lut. Puna do vazhdojë.
Sualed Elezi:
Dhe nesër nëse do me na prit, i them. Na lajmëro gjithsesi.
Orges Molla:
Thjesht na ndodhi një problem... ne.
Sualed Elezi:
E kuptoj, shoku. Po ishalla jo me dom të madh. Ishalla është mirë shoku...
Orges Molla:
S’ka... Ka mbaru filmi tani. Përderisa nuk përgjigjet...
Sualed Elezi:
Presim të përgjigjet, vëlla.
E vëlla, asi lajm... Versus.al







