AKTUALITET /

Drejtoria e Burgjeve merr vendimin për Fredi Belerin

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pas mbledhjes së dytë mori vendimin që Beleri të udhëtojë drejt Staraburgut.

Shkruar nga B.SH

Drejtoria e Burgjeve merr vendimin për Fredi Belerin

Fredi Beleri do të betohet si eurodeputet në Parlamentin Europian.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pas mbledhjes së dytë mori vendimin që Beleri të udhëtojë drejt Staraburgut.

Beleri do të dalë nga qelia të hënën në orën 10:00 dhe leja do të jetë për 5 ditore. 

Më pas ai sërish do të rikthehet në qeli.

Më 10 qershor Fredi Beleri, u zgjodh si eurodeputet në Greqi, ku mori 237 mijë vota dhe ishte eurodeputeti i katërt më i votuar në shtetin helen, ndërsa po i katërti rezulton edhe në listën e 7 deputetëve të dalë nga lista e partisë së kryeministrit Mitsotakis, Demokracia e Re. 

Beleri është dënuar me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për korrupsion aktiv në zgjdhjet lokale të 2023-it.

Ndërsa pak ditë më parë Komisioni i Zgjedhjeve i hoqi atij mandatin si kryetar Bashkie të Himarës.

 

 

 

Poll