AKTUALITET /

Leja për Belerin / Mbyllet pa vendim mbledhja e parë e Komisionit të Lejeve tek Burgjet

LIGJI shqiptar parashikon që të dënuarit marrin leje brenda vendit dhe se në çdo rast duhet të paraqiteshin në komisariatin më të afërt të policisë çdo ditë. E në rastin kur kërkesa bëhet për leje për të udhëtuar jashtë shtetit, në cilin komisariat policie do të paraqitet Beleri? Ky është ngërçi ligjor, i cili do të shqyrtohet SOT.

Shkruar nga Versus

Leja për Belerin / Mbyllet pa vendim mbledhja e parë e Komisionit

Komisioni i lejeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve mbylli pa asnjë vendim mbledhjen e parë ku u shqyrtua rasti i kërkesës së Fredi Belerit për 7 ditë leje-lirimi nga burgu. Ky Komision pritet të rimblidhet pasdite.

A do të shkojë apo nuk do të shkojë Fredi Beleri në Strasurg për të bërë betimin si eurodeputet? Kërkesa zyrtare për leje është bërë, por ka një ngërç jo të vogël ligjor. 

KERKESA 

Komisioni i lejeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve pritet të mblidhet sot për të përcaktuar procedurat dhe për modalitetet e sigurisë të udhëtimit të Fredi Belerit drejt Strasburgut për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit si eurodeputet. 

Beleri pritet që do të marrë lejen për të marrë pjesë në mbledhjen e Parlamentit Europian, pasi ai ka kryer më shumë se 5/6  e masës së dënimit të caktuar dhe sipas kërkesës së bërë, nuk ka ndonjë pengesë ligjore për ta marrë lejen për të qenë që në sesionin parlamentar që zhvillohet në Strasburg, Francë në datat 15-20 Korrik 2024. 

Beleri i ka drejtuar një kërkesë Drejtorisë së Burgjeve për të marrë leje 7 ditore.

Leja për Belerin / Mbyllet pa vendim mbledhja e parë e Komisionit

Bazuar në nenin 72 të ligjit nr. 81/2020 "Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve", kërkuesi plotëson kushtet për të përfituar leje shpërblyese deri në 20 ditë në vit, të drejtë të cilën nuk e ka ushtruar asnjëherë.

 Gjithashtu si anëtar i Parlamentit Europian, i gjykuari Dhionisios Alfred Beleri është njoftuar nga Parlamenti Europian se duhet të jetë i pranishëm në Sesionin që zhvillohet në Strasburg, Francë në datat 15-20 Korrik 2024.

Kërkuesi ka kryer më shumë se 5/6 e masës së dënimit të caktuar, sipas nenit 72/2 të ligjit nr. 81/2020, plotëson kushtet e nenit 72/1 të ligjit nr. 81/2020, nuk ka marrë asnjëherë leje shpërblyese, dhe duke qënë se bazuar në këtë nen, Ju, me cilësine e drejtuesit të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, keni kompetencën e shqyrtimit, Ju drejtohet me kërkesë për dhënien e Lejes Shperblyese, me kohëzgjatje deri në 7 ditë, me qëllim që të kryejë angazhimet e detyrueshme të tij me cilësine e Anëtarit të Parlamentit Europian, të marrjes pjesë në Asamblenë e Parlamentit Europian në Strasburg Francë nga datat 15-20 korrik 2020" thuhet në kërkesën e Fredi Belerit.


Në kërkesën e tij Beleri thotë se aktualisht i kanë mbetur pa kryer 3 muaj e 14 ditë nga masa e dënimit të caktuar, pra ka kryer më shumë se 5/6  e masës së dënimit të caktuar. Gjithashtu thuhet se ka zbatuar rregulloren e brendshme të institucionit, ka qenë i motivuar për të marrë pjesë në në programet rehabilituese si dhe ka kërkuar të kryejë punë sipas kushteve të IEVP-së.

Por, në fakt ka një NGRERÇ. 

LIGJI shqiptar parashikon që të dënuarit marrin leje brenda vendit dhe se në çdo rast duhet të paraqiteshin në komisariatin më të afërt të policisë çdo ditë.

E në rastin kur kërkesa bëhet për leje për të udhëtuar jashtë shtetit, në cilin komisariat policie do të paraqitet Beleri? Ky është ngërçi ligjor, i cili do të shqyrtohet SOT.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve konfirmoi dje se kishte marrë kërkesën për leje, por tha se ky institucion ishte ende në procedurë shqyrtimi pasi rasti në fjalë ishte i komplikuar.

Beleri kërkon leje që të mund të udhëtojë jashtë Shqipërisë në mënyrë që të betohet më 16 korrik si deputet i Parlamentit Europian, ku u zgjodh si kandidat i ‘Nea Demokratia’ – partia në pushtet në Greqi.

Më 10 qershor Fredi Beleri, u zgjodh si  eurodeputet në Greqi, ku mori 237 mijë vota dhe ishte eurodeputeti i katërt më i votuar në shtetin helen, ndërsa po i katërti rezulton edhe në listën e 7 deputetëve të dalë nga lista e partisë së kryeministrit Mitsotakis, Demokracia e Re. 

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Më 5 mars 2024 GJKKO vendosi dënimin e tij me 2 vite burg. Vuajtja e dënimit ka filluar më 12 maj 2023, diten kur u arrestua.

Beleri u shpall kandidat fitues i zgjedhjeve në Himarë, por nuk mundi të bëjë betimin dhe të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje pasi procesi gjyqësor ende nuk kishte përfunduar.  

Poll