AKTUALITET /

Dumani thirret në SHBA, zhvillon takim me dyer të mbyllura me zyrtarin e lartë të DASH

Takimi vjen në një moment vendimtar për SPAK dhe institucionet e reja të drejtësisë.

Shkruar nga Versus
Dumani thirret në SHBA, zhvillon takim me dyer të mbyllura me zyrtarin
Altin Dumani dhe Brendan Hanrahan

Kryetari i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku mësohet se ditën e djeshme pas një ftese të bërë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Mësohet se në orën 16:00 sipas kohës lokale të Evropës, Dumani u prit në zyrë nga Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në DASH. Institucioni e konfirmoi takimin në agjendën zyrtare ditore duke i dhënë rëndësi të veçantë.

Ende nuk dihet se çfarë është diskutuar pasi takimi ka qenë me dyer të mbyllura. Kjo vizitë e Dumanit vjen në një moment vendimtar për SPAK-un dhe institucionet e drejtësisë së re në Shqipëri. Brenda pak javësh pritet që KLP të hapë garën për drejtuesin e ri të SPAK ndërsa së shpejti do të zgjidhet edhe kreu i BKH.

Dumani thirret në SHBA, zhvillon takim me dyer të mbyllura me zyrtarin

Kujtojmë se vitin e kaluar, Dumani u nderua nga ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken në Tiranë ku iu akordua çmimi “Kampion në Luftën Kundër Korrupsionit”. Versus.al

Poll