Tao Çela pjesë e grupit Çapaj nuk ka ka kursyer dhe miqtë e tij nëse ai dyshonte sadopak.
Në dosjen e siguruar nga Versus.al është zbardhur rasti i mikut të Tao Çelës, Irfan Azizi, ndaj të cilit grupi kriminal kreu një atetant më 29.11. 2020.
Në dëshminë tij Azizi ka treguar se si ka ndodhur atentati në karburantin e familjes së tij ku Tao Çela të cilin e kishte pasur më parë shok qëlloi ndaj tij me një armë automatike të tipit kallshnikov.
‘Unë u afrova pasi mendova se Talo donte të më takonte por ai në këtë moment nxori një armë automatik tip kallashnikov dhe filloi të qëllonte. Plumbi i parë më kapi në dorë dhe pas këtij momenti u largova me vrap fillimisht në drejtim të tokave të babait tim. Aty kam marrë në telefon policinë. Nuk kam pasur konflikte me të. Por dyshoj se Talo Çela ka menduar se automjeti i cili morë pjesë në vrasjen e vëllait të tij që ndodhi në Elbasan ka menduar se është shitur nga ana ime, por kjo nuk është e vërtetë pasi unë nuk merrem me shitje automjetesh.
Dua të theksoj se personi që më qëlloi me armë ishte shtetasi Talo Çela nga Elbasani. E kam njohur shumë mirë që ishte Talo, pasi unë me këtë shtetas kam patur shoqëri dhe kam qëndruar mjaft kohë më të. Me Talo Çelën jam njohur në vitin 2015 pasi ai vidhte makina dhe ja bleja dhe i ccmontoja tek servisi pranë karburantit të familjes Azizi. Shtetasit Talo i kam blerë 7 ose 8 makina të lloje të ndryshme ’ është shprehur ndër të tjera Azizi ne deklaratën e tij.
Të gjitha të dhënat janë konfirmuar dhe nga bisedat që grupi kriminal kryente në SkyECC.
Gjatë bisedave Mikael Qosja (Kamami) i shkruan Talo Çelës se tani duhet ekzekutuar Irfan Azizi.
Më pas Mikael Qosja ka informuar Franc Çopjen lidhur me atentatin ndaj Azizit.
Nga përmbatja e bisedës rezluton se Maksim Koçi ka marrë pjesë në këtë ngjarje ku ka patur dhe rolin e ekzekutorit.
Por nga bisedat del fakti si ai nuk ka goditur por ishte Altin Kamami pasi ishte shumë afër me objektivin e atentatit por atij i ishte bllokuar arma dhe për këtë arsye ka qëlluar vetëm me një armë që kanë patur.
Gjithashtu gjatë bisedave evidentohet dhe fakti që Franc Çopja urdhëron Mikael Qosjen të mos e përziejnë më në asnjë punë Tao Çelën.
Nga analizimi i të gjithë komunikimeve të zhvilluar në aplikacionin SkyECC del se Mikael Qosja, Tao Çela, Franc Çopja, Guri Biba, Altin Kamami, Maksim Koçi dhe një përdorues tjetër i paidentifikuar dyshonin se Irfan Azizi mund të ketë ndihmuar Nuredin Dumanin (duke i dhënë makina të vjedhura për realizimin e ngjarjeve në Durrës ku kanë mbetur të vrarë anëtarë të organizatës kriminale Çopaj.
Talo Çela ka dyshuar gjithashtu se Irfan Azizi mund të ketë strehuar Dumanin pas çdo vrasje që ai ka ka kryer ndaj anëtarëve të organizatës kriminale Çopaj dhe ky ishte motivi që kishin për ta vrar Azizin./ Versus.al








