AKTUALITET /

Dyshohet se u rrëzua aksidentalisht, ndërron jetë në spital bashkëpronari i "Hotel Olimpik"

Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhej në tarracën e godinës kur dyshohet se ka rënë nga një lartësi prej rreth 15 metrash, në rrethana ende të paqarta.

Shkruar nga Versus

Dyshohet se u rrëzua aksidentalisht, ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në “Hotel Olimpik”, në kilometrin e 2-të të aksit Gjirokastër–Tepelenë, ku një 60-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia.

Viktima është identifikuar si Krenar Stroka, një prej bashkëpronarëve të hotelit.

Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhej në tarracën e godinës kur dyshohet se ka rënë nga një lartësi prej rreth 15 metrash, në rrethana ende të paqarta.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca, e cila e ka transportuar me urgjencë drejt spitalit në gjendje kritike për jetën, por fatkeqësisht ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Autoritetet po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

“Rreth orës 10:45, në lagjen “Virua”, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga tarraca e hotelit në pronësi të tij, shtetasi K. S., 60 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital”, thuhet në njoftimin e policisë./Versus.al

Poll